Në 7 ditë mbi 3000 infektime me koronavirus! Në Sanatorium vazhdojnë të shtrohen pacientë post COVID

3 Korrik 2022, 20:03| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 20:14

  • Share

TIRANË- Mbi 3000 të infektuar me COVID- 19 u regjistruan vetëm javën e fundit në vendin tonë  ndërsa numri i testimeve shkoi 8500.

Për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik shtimi  e rasteve me COVID-19 nuk ishte aspak surprizë por për vjeshtë situate mbetët e paqartë. Nuk dihet nëse do të ketë mutacione të reja të pandemisë së COVID 19 apo kjo sëmundje do të kthehet në endemi.

Aktualisht janë 23 pacientë të hospitalizuar në spitalin COVID 3, kurse në Sanatorim me simptoma postcovid janë 5 pacientë.

Pneumologu Arben Tanka tregon për Report Tv se të shtruarit i përkasin 15 ditëshit të fundit dhe mosha më e prekur është ajo mbi 60 vjeç.

“Problematika kryesore e pacienteve që vijnë në spitalin tone postcovid është insufiçenca respiratore kryesisht me pacient të cilët kanë fibroza pulmonare bilaterale të shprehura  dhe kërkojnë oskigjeno-terapi. Ka patur dhe pacientë që kanë patur komplikacione nga Covidi reflektohen nga postcovidi , mund të kenë qenë tromboza pulmonare, por kryesisht janë pacient që vuajn nga insufienca respiratorë”, tha Tanka.

Aktualisht në Shqipëri po qarkullojnë nënvariantet e reja të Omicron BA4 dhe BA5 të cilat kanë shenja të ngjashme me virozat e stinës. Mjekët rekomandojnë vaksimin për t’u mbrojtur nga infektimi me COVID 19.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?