Presidenti Ilir Meta ka nderuar me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në vend, At Gjergj Fishtën, me rastin e 80-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Lajmin e ka dhënë vetë Meta në një postim në rrjetet sociale dhe shkruan se nëpërmjet veprave të tij Fishta ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone.
"Me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta, në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese, kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste.
Nëpërmjet veprave të Tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit.
Vepra e Tij e vyer do ta ndriçojë përherë kombin tonë për të tejkaluar çdo sprovë në mbrojtje të Pavarësisë, Lirisë, Demokracisë dhe së ardhmen europiane", ka shkruar Meta në Facebook.
Komente

Me Florite qe i vodhi Popullit ky burre shurre mund ti Rindertonte Kullen At Pader Gjergj Fishtes U keput me dekorata qe mbushi Ruset Serbet e Company
Përgjigju