Edhe pse ekonomia në 9 muaj ka regjistruar rritje dyshifrore, investimet e huaja ende nuk e kanë kapërcyer efektin e pandemisë COVID-19.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari në shtator të këtij viti janë investuar nga shtetet e huaja 711 milionë euro. Në raport me vitin e kaluar fluksi i investimeve është vetëm 8 milionë euro më shumë, ndërsa krahasuar me vitin 2019 kur nuk kishte nisur pandemia janë investuar 90 milionë euro më pak.
Investimet më së shumti janë përqendruar në industrinë nxjerrëse në këtë 9 mujor të vitit, ndërkohë që ka rënë interesi për të investuar në energji elektrike, gaz dhe uji.
Nëse në vitin 2019 në energji elektrike u investuan 266 milionë euro në 9 mujor, këtë vit për të njëjtën periudhë janë investuar vetëm 35 milionë euro. Shkak për këtë rënie është edhe përfundimi i dy projekteve TAP-i dhe i kaskadës së Devollit.
Ndërkohë këtë vit sipas Bankës së Shqipërisë janë investuar 147 milionë euro në industri nxjerrëse, ndjekur nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme me 141 milionë euro investime. Më pas renditet aktiviteti financiar dhe i sigurimeve me 114 milionë euro dhe industria përpunuese 71 milionë euro.
Holanda është shteti që ka vlerën më të lartë të investimeve në këtë periudhë të vitit me 139 milionë euro, me një rënie prej 38 milionë eurosh krahasuar me një vit më parë.
Më pas është Italia me 103 milionë euro investime nga 94 milionë euro që ishte vlera në 9 mujorin e 2020. Ndjekur nga Turqia me 63 milionë euro dhe Franca me 58 milionë euro investime.
INVESTIMET SIPAS SHTETEVE
Austri 45 mln euro
Franca 58 mln euro
Itali 103 mln euro
Holandë 139 mln euro
Turqi 63 mln euro
FLUKSI I INVESTIMEVE TË HUAJA
Janar-Shtator 2017 648 mln euro
Janar-Shtator 2018 755 mln euro
Janar-Shtator 2019 801 mln euro
Janar-Shtator 2020 703 mln euro
Janar-Shtator 2021 711 mln euro
/JARI/, e degjove Berishen qe filloi me protesta e ultimatume,po ceshtjen e dyqaneve te aeroportit qe e fituan amerikanet,por ua rrembyen Gjin Gjonet e shoket e tyre,po ai investitori libanez qe iku nga syte kembet pasi e rrahen gangot e ketushem?Keto dhe te tjera jane nje minus per investitoret amerikane.
PërgjigjuE dashur Berisha osht debil komplet, por duhet tkuptosh termin investim, se duty free sjane investim goce dhe ta garantoj qe skemi kokrren e investimit amerikan ne shqiperi
Depozitat e shqiptareve ne banka e vendit vetem ne valute sipas nje statistike te gushtit te ketij viti , e kalojne dukshem kete shume te marre ne total, pyetja qe me lind ,perse u dashka te vije paraja nga keto vende nderkohe qe paraja e shqiptareve fle neper banka, perse nuk gjendet nje menyre qe e gjitha kjo shume te shkoje per vepra te medha, ku shqiptaret te jene pronare e ska pse te vije i huaji e te behet pronar i tokes tone te begate, dhe pastaj dalin ne shesh lloj lloj aferash te ndyra e hilesh nga te gjitha palet qe ne jo pak raste perfundojne gjyqeve si rasti i Bechettit e pastaj ta paguaje shoqeria jone demin e krijuar
PërgjigjuTe na rroje ambasadorja Kim dhe SHBA-te qe shqetesohen per ekonomine dhe integrimin e Shqiperise. Meqe Amerika na ka partner strategjik dhe i kputet bretku Departamentit te shtetit per NE, atehere si ka mundesi qe nuk kane asnje investim apo investitor ne Shqiperi?? Sepse jemi thjesht nje vend per tu shfrytezuar meqe jemi strategjikisht te favorshem ne mbulimin e mesdheut, pra broçkullat tanime spijne me uje
Përgjigju