Kronikë

Në Aeroportin e Kukësit nis fluturimi i parë më 18 prill, qeveria krijon zonën doganore

26 Mars 2021, 17:12| Përditesimi: 26 Mars 2021, 18:03

  • Share

Krijimi i Aeroportit të Kukësit dhe mbajtja e fluturimit të parë më 18 prill, ka sjellë nevojën e vendosjes së zonës doganore në të. Me vendim të Këshillit të Ministrave në fletoren zyrtare është publikuar vendimi për krijimin e zonës doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, që do të ketë një sipërfaqe prej 781 682 m2.

Në një intervistë për Report Tv, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se aeroporti është aktualisht në fazën e certifikimit dhe se më 18 prill pritet të kryej fluturimin e parë Kukës-Londër, ndërsa edhe kryeministri Rama tha se do të sjell para zgjedhjeve në fluturimin e parë demokratët në Londër që të vijnë të votojnë për PD në 25 prill.

Vendimi

KRIJIMIN, SHTRIRJEN TERRITORIALE DHE KLASIFIKIMIN E ZONËS DOGANORE, AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

2. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i qeverise

Komento

Komente

  • Kukesi: 26/03/2021 17:51

    Merita i takon Flamur Nokes kryministri i ardhshem i Shqipnis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?