Një nga diamantet më të mëdhenj në botë të zbuluar ndonjëherë, i cili është 2,492 karatësh, është gjetur në Botsvana, në Afrikë sipas Lucara Diamond Corp, kompania kanadeze e minierave që zbuloi perlë.
Diamanti u gjet në minierën Karoëe, në veri-lindje të Botsvanës, rreth 430 kilometra nga kryeqyteti Gaborone. Kompania nuk e bëri të ditur vlerën e diamantit dhe as nuk dha detaje për cilësinë e tij, sipas Ansa.
"Ne jemi të emocionuar me rikuperimin e këtij diamanti të jashtëzakonshëm 2,492 karatësh. Është një nga diamantet më të mëdha të përafërt të zbuluar ndonjëherë dhe u zbulua falë teknologjisë me rreze X të kompanisë Mega Diamond Recovery", tha CEO i Lucara dhe Presidenti Ëilliam Lamb.