Roma dhe Feyenord janë dy skuadra më emër në Europë dhe tifozët e tyre njihen edhe si huliganë, por për finalen e Conference League më 25 maj në Tiranë, duket se gjërat janë ndryshe.
“Nga informacionet që kemi do të thotë që tifozët nuk janë në rangun e huliganizmit. Janë tifozë normal, pak mbi mesataren. Kemi studiuar, kemi pasur kontakte, kemi bërë takime edhe me oficerët përgjegjës të dy ekipeve dhe na është thënë që janë 350-400 tifozë mbi mesataren tifozë të Feyenordit dhe rreth 700-800 nga të Romës,”-u shpreh Naim Dani, administrator i BBS Security.
Siguria në stadium i është besuar një kompanie shqiptare, që do ketë për detyrë të menaxhojë hyrjen e tifozëve dhe sigurinë brenda ‘Air Albania-s’.
“Koha jonë përgatitore ka filluar që në muajin shtator, ndërsa këtu futet edhe trajtimi me lektorët e UEFA-s. Jemi trajtuar nga unë i pari, përgjegjësat dhe deri te stjuarti më i fundit. Trajtimi ka qenë në teori dhe në praktikë,”-deklaroi Naim Dani.
Shefi i sigurisë thotë se tifozët duhet të kenë parasysh se shumë sende nuk do lejohen të futen në stadium.
“Lejohet telefoni, bileta, sendet personale të nevojës. Nuk do lejohen çelsat, monedhat e hekurit, çakmakët dhe as aparetet fotografikë. Pastaj dihet që lëndet ekspolizive, te fishekzjarret, te armët dhe thikat që dihet,”-tha Naim Dani.
Naim Dani jep përgjigje dhe për disa pikëpyetje të rifozëve për biletat.
“Mbrëmë më pyeti njëri nëse bileta është me screenshot është e vlefshme? I thashë jo! Bileta duhet të jetë me barkodin personal në mënyrë që të çekohet me skaner dhe të quhet e vlefshme. Nëqoftëse do bëhet screnshoot dhe do delegohet bileta nga një person te tjetri kjo nuk do lejohet dhe do mbesin jashtë,”-u shpreh Naim Dani.