Në ambasadë me orë të tëra në radhë, ngjitur njëri-tjetrin/ Kreu i PD në Greqi: Ja si i katandis rilindja emigrantët (VIDEO)

6 Gusht 2020, 14:41| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 15:11

  • Share

GREQI- Situata në ambasadën shqiptare në Athinë sërish vijon jetë problematike! Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Greqi, Fatmir Gjoci ka publikuar disa video të njerëzve që qëndrojnë grumbuj, në radhë duke pritur një përgjigje. Ai i drejtohet drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama që të shtoj personel, pasi edhe në këtë kohë të vështirë nuk iu gjendet pranë njerëzve.

"Prej oresh rradhe, njerezit po torturohen dhe po u rrezikohet jeta ne kohe pandemie.  Ja si i katandis qeveria e rilindjes, emigrantët shqiptarë në Greqi.

Drejtëpërdrejtë nga Ambasada Shqiptare ne Athinë. Emigrantët presin në radhë të gjata, me fëmijë të vegjël, të ardhë nga ishuj dhe zona të tjera të Greqisë, për të aplikuar për pashaportë.  Në këtë kohë të veshtirë pandemie, njerzit torturohen dhe nuk marin  shërbimin më minimal të tyre, kjo është e pa tolerueshme. I bëj thirrje Edi Rames, të bej rrugëzgjidhje të menjëhershëme, të shtoj personel dhe t’ju shërbej qytetarëve në kohën dhe korrektësinë e duhur, pasi e ka kthyer Ambasadën në zyrat e Aleatit", shkruan Gjoci.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • albblog: 01/09/2020 23:23

    po ik ore i lodhur... meso te flasesh....jeni ber ju te pd-se si puna e atyre sorave

    Përgjigju
  • Johani: 07/08/2020 14:33

    A paska PD edhe ne greqia!!!! A se gati harrova tash mu kujtu se PD me dy kryetaret e saj i pati falur detin greqise prandaj jane te dashur per greket.

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/08/2020 19:24

    Po kalove nga Italia eshte e njejta situate.Ka halle qeveria,nuk ka koh te merret me emigrantet.Mjafton te dergojn lek ne Shqiperi e te ndihmojn ekonomine,vetem per ket pun i do emigrantet Rama

    Përgjigju
  • Liqeni: 06/08/2020 16:31

    Njerzit nuk kane faj , por edhe ata brenda po punojne deri ne mesnate ne zyra ...ca te bejne me shume?

    Përgjigju
  • Tarasi: 06/08/2020 15:52

    Ik qerou pusht tani do fitosh ...dhe mua me ka skaduar ...jan shtyr deri 31-dhjetor pastaj shohim...pse vini duke ditur gjendjen e ambasades ton...e doni vet sic e kemi ne ....dhe mos llap kot llapaqen ...ashtu te vuani ja u do by...gjithshka esh shtyr deri 31 dhjetor

    Përgjigju
  • vjeshta: 06/08/2020 15:09

    Rrini larg kush u detyron! Na shqipot kena qejf me ndejt afër-afër ,,

    Përgjigju
    • Xhoni: 06/08/2020 16:09

      Ik ore spiun tani u zgjuat per pasaporta

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?