Mbrojtësi anglez i Manchester United Harry Maguirre

Në Angli e konsiderojnë mbrojtësin e gafave, Inter kërkon Maguirre për të zëvendësuar Skriniar

30 Janar 2023, 13:20| Përditesimi: 30 Janar 2023, 13:22

  • Share

Harry Maguirre është dëshira e Interit për mbrojtjen në merkaton e janarit. ‘Daily Mail’ shkruan se zikaltërit kanë piketuar mbrojtësin e Manchester United për të zëvendësuar Milan Skriniar i cili do transferohet të Paris SG. (Mbetet ende për t’u vendosur në janar ose qershor)

Megjithatë do jetë shumë e vështirë për Interin të marrë 29-vjeçarin e kombëtares angleze, pasi vetë ai dëshiron të mbyllë sezonin te ‘djajtë e kuq’. Kjo pavarësisht se në 2023 ka marrë shumë pak minuta dhe vetë ai ka deklaruar se nuk është i kënaqur.

Sa i përket formulës së transferimit ende nuk dihen detajet, por çdo mundësi mbetet e hapur. Komplikimi më i madh është çështja e Skriniar, i cili ka firmosur me Paris SG, por ende klubet s’kanë marrëveshje, pasi 10 mln euro nuk e bindin Interin. Nëse transferimi nuk ndodh tani atëherë Skriniar transferohet si futbollist i lirë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?