Në aplikacionet e njohjeve me foton e Canës, arrestohen në Asutrali francezi për përdhunim

12 Shtator 2020, 14:54| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 14:56

  • Share

Një francez që jetonte në Sidnei është arrestuar nga policia pasi akuzohet për abuzim seksual. David Gabrieli kishte kryer marrëdhënie me katër gra të cilët i kishte takuar nga periudha gusht 2017-janar të 2018.

“The Weekend Asutralian” shkruan se Gabrieli i kishte njohur personat në fjalë nëpërmjet apliakcioneve të njohura të takimeve RSVP dhe Bumble, ndërkohë që në profilin e tij thuhej se me profesion ishte mjek dhe punonte në ambasadën zvicerane të Australisë.

Interesant është fakti se si foto profili Gabrieli kishte vendosur Lorik Canën, ish-kapitenin e kombëtares së Shqipërisë. Në këtë mënyrë ai i tërhiqte ato  dhe i bindte të vizitonin apartamentin Maroubra.

Viktimat kanë treguar në gjykatë se pasi janë takuar me të kanë vënë re kishte një ngjashmëri me personin në foto (Lorikun) por ngjante shumë më i vjetër. Sakaq, policia ka gjetur fotografitë e futbollistit shqiptar në USB e Gabriel.

Gjykata ende nuk e ka marrë vendimin për të, teksa vlen të përmendet se përdorimi i fotove të Lorikut nuk është aspak etik dhe madje dëmton imazhin e tij.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?