E ardhmja e Simone Inzaghit luhatet midis Italisë dhe Arabisë Saudite. Teksa në orët e ardhshme pritet një takim me drejtuesit e Interit për të kuptuar nëse ka vend për të ecur përpara së bashku, burimet arabe janë të sigurta për mbërritjen e trajnerit te Al Hilal.
'Ariyadhiah', zakonisht i besueshëm kur bëhet fjalë për lajmet sportive arabe, nuk la asnjë dyshim të dielën në mbrëmje.
"Simone Inzaghi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Al Hilal. Ai do të ketë një takim me klubin të martën për të planifikuar Kupën e Botës për Klube dhe sezonin e ri, javën tjetër ai do të fillojë zyrtarisht punën e tij si trajner në Arabi", thuhej në postimin e publikuar në 'X'.
Asnjë shpresë për Interin? Jo detyrimisht. Propozimi i Al Hilal është real, konkret dhe shumë i majmë, vendimi i Inzaghit nuk është ende. Nuk është rastësi që disa orë më vonë lajmit, 'Ariyadhiah' e fshiu postimin, edhe sepse duket e pamundur që Inzaghi ta takojë zyrtarët e Interit të martën dhe po atë ditë të fillojë planifikimin me klubin e tij të ri.
Natyrisht, e gjithë kjo nuk e përjashton mundësinë e lamtumirës së trajnerit, në fakt probabilitetet nuk janë aq të ulëta duke pasur parasysh se emrat e një zëvendësuesi të mundshëm kanë filluar të qarkullojnë tashmë; fill pas finales së humbur të Champions League, ku trajneri konfirmoi takimin me drejtuesit e zikaltërve.
Në Arabi mezi presin ta 'përqafojnë' Inzaghin, një javë më parë e morën gjithçka si të mirëqenë, ndërsa në mesin e majit shkruan se si kontaktet e para datonin që nga mesi i prillit dhe se si një përfaqësues i familjes së trajnerit kishte qenë tashmë në Riad për të parë qytetin, shërbimet dhe shtëpitë e para.
Komente
