Kronikë

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn

27 Dhjetor 2024, 11:21| Përditesimi: 27 Dhjetor 2024, 12:40

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë edhe me tre muaj hetimet për ish zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023.

Organi i akuzës i komunikoi avokatit të Ahmetajt shtyrjen e hetimeve deri në muajin mars të vitit 2025.

Muaji mars është afati i fundit i Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen në GJKKO, ku më pas do jetë gjykata ajo që do vendosë për kalimin ose jo të fashikujve për hetim.

I njëjti vendim është marrë edhe për familjarët e tij, bashkëjetuesen dhe ish bashkëshorten e ish- ministrit të financave.

Arbër Ahmetaj akuzohet për kryerjen e tre veprave penale për “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arresti për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.

S.B/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • zakarel zaka: 27/12/2024 12:57

    kapeni kete maskarain

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?