Reperi i njohur me emrin, Stresi edhe pse është në kërkim nga autoritetet Kosovare pas sherrit me personazhin e Tik-Tok, Medi Iseni, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale.
Reperi ka publikuar një foto duke lëvizur me makinë, ndërsa krahas saj shkruante një përshkrim: “Rrugës për …”, duke mos e përcaktuar se për ku po udhëton.
Kujtojmë që Stresi u arratis pas sulmit në një klub në Pejë të Kosovës, ku personazhi i njohur i Tik toku Medi Iseni, u rrah në ambientet e klubit, sipas tij, nga dy reperët, Stresi, Noizy dhe grupi i tyre.