Me rreth të kuq, ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, i dënuar për vrasje

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish arrestin shtëpiak, pret ish-deputetin e Kosovës të dënuar për vrasje

13 Gusht, 19:18| Përditesimi: 13 Gusht, 21:57

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën Partizani, ka thyer sërish masën e sigurisë. Kësaj radhe, Berisha ka pritur në banesën e tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, ish-deputetin e Kosovës Gani Geci, një personazh me dritëhije në Prishtinë, i dënuar për vrasje. 

Më 4 qershor 2021, Gani Geci ishte shpallur fajtor nga Gjykata themelore e Mitrovicës për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gushtin e vitit 2014. Geci ishte dënuar me 3 vite e gjysmë burg dhe është liruar nga qelia më 31 maj 2024. 

Vetë Berisha nuk ka publikuar asnjë foto, por Gani Geci ka zbuluar takimin përmes një postimi në Facebook, teksa ka ndarë foto me ish-kryeministrin nga shtëpia dhe shkruan: "Lufta ka një ligj me vetëm dy nene: Neni 1) Kurrë mos u dorëzo. Neni 2) Mbaje mend të parin. Salih Berisha nuk dorëzohet kurrë! Sot ishim në takim me kryetarin njëherit edhe kryetari historik i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Sali Berisha.

Takimin na e mundësoi Z. Agim Rexha, kryetar nderi i Shoqatës Pan-Shqiptaro-Amerikane VATRA në Amerikë. Bashkë me ne ishin Adnan Merovci, Hysen Ibrahimi, vëllai im Fadil Geci, dhe unë, Gani Geci.

Folem gjerë e gjatë për rrjedhën historike të ngjarjeve në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë që nga viti 1991 deri më sot. Z. Berisha, faleminderit për pritjen edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme! Ju jeni frymëzim i qëndresës për qindra mijëra shqiptarë."

1723577386_berisha.jpg

1723577556_berisha.jpg

Me rreth të kuq, ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, i dënuar për vrasje në banesën e Berishës

Në takim ishte edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha. Edhe ky i fundit ka ndarë foto dhe shkruan se “burrat e mëdhenj të Kosovës nuk e harrojnë kurrë Prof. Dr. Sali Berishën, njeriun që mbi gjithçka vuri çështjen e Kombit Shqiptar dhe çlirimin, ndërtimin e shtetit, njohjen e pavarësisë dhe demokratizimin e Republikës së Kosovës”.

1723577786_teftuarit.jpg

Mal Berisha, Gani Geci dhe personat e tjerë që takuan Berishën në selinë e PD

Për ish-kryeministrin, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar ky takim përbën edhe një shkelje të urdhër-arrestit që gjykatat në vend kanë lënë në fuqi për të. Kjo nuk është hera e parë që Berisha thyen urdhër-arrestin duke zhvilluar takime në banesë, ndonëse sipas masës së sigurisë që është në fuqi, nuk do duhet të takojë persona të tjerë përveç familjarëve.

Shkelja e parë e masës së sigurisë ishte kur Berisha priti në shtëpinë e tij gazetarët e RAI 3, të cilët e bënë pjesë të dokumentarëve investigativë që publikuan për qeverinë Rama.

Më pas një vizitë e ish-eurodeputetit gjerman të CDU-së, Elmar Brook pasoi më 14 maj, me këtë të fundit që nga dritarja e shtëpisë së kryeministrit mbajti edhe një fjalim për protestuesit në “Rrugicën e Shpresës”.

Në fillim të muajit korrik, Berisha priti në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu dhe bashkëshorten e tij, me imazhet që u shpërndanë nga stafi i këtij të fundit.

Kush mori pjesë në takimin me Berishën?

Mal Berisha, ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër

Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, “VATRA”.

Adnan Merovci, bashkëpunëtori më i afërt i Themeluesit të Shtetit të Kosovës dhe sot, biografi i Dr. Ibrahim Rugovës;

Fadil Geci, bashkëpunëtor i Dr. Ibrahim Rugovës, Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-Deputet i Parlamentit të Kosovës;

Gani Geci, ish-Deputet i Parlamentit të Kosovës, i dënuar për vrasje

Hysen Ibrahimi, ish Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Suedisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arti: 18/08/2024 03:10

    6 by,q,,bashke

    Përgjigju
  • 4uk: 15/08/2024 20:15

    Lufta e saliut me rregullat e mafies si kryebandit .Neni numer nje vidh, vrit, prit... neni numer 2 nuk ka kthim pas. Si kukumjacke ta mbajne ne maj te ballkonit

    Përgjigju
  • VRASËSIT & VRASËSI: 14/08/2024 15:46

    Gani geci dhe fa.ilja e ti të njohur për vrasje tinëzare dhe pas shpine të njerëzve të familjeve të luftëtarëve të UÇK por edhe persona të tjerë bile edhe kan zhdukur njerëz pa nam e pa nishan

    Përgjigju
  • KASAP DERRASH REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/08/2024 14:30

    Ore Sali Sheqere Bajga se llogarit fare shtetin e diskretituar Shqiptar.Sali Bajga vret, vjedh, shkatron e se gjen asnjē gjē. Çfar duhet tjetēr tē bēj ky monstēr ?

    Përgjigju
  • Iris: 14/08/2024 04:20

    Lere mos pyesni se /c'burra te medhenj/ nuk e harrojne Berishen! Ja mblidhini kokat e ketij grupi qe jane ne foto dhe peshojini si per nga vlera intelektuale ashtu dhe per nga integriteti e patriotizmi.Duke pare fytyra te tilla e lexuar fjalet e tyre e kupton pse historikisht jemi pushtuar te paret e cliruar te fundit(me perjashtim te 44')ne Ballkan!

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 13/08/2024 23:38

    Une nuk çuditem se gani geci paska vizituar sali berishen por me befason Adnan Merovci ngase mbahet per goxha burre,se gani geci shkon te sali berisha pasi eshte kthyer nga serbia kjo sme çudit por mundohem ta gjej Ku eshte drejtesia ketu pasi siq dihet kriminel sali berisha eshte ne arrest shtepie dhe ti lejohetenjr krimineli tjeter siq eshte gani geci eshte poshtrim edhe per drejtesine shqiptare.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 13/08/2024 21:31

    Sb-Non grata nuk ka më seçfar të humbi..veç PRANGAVE NË DUAR NËSE DO TË KUSHTE DREJTËSI NË SHQIPËRI. Sb po tallet me drejtësinë që nga 1992 deri SOT.Po kështu edhe me AMERIKËN QË E MONITORON SPAK+GJKKO. Sb nuk pyet më as për DREJTËSINË,SHBA,BE..Ai syt i mban nga VUÇIÇI+PUTINI. ● Sb nuk e njehë drejtësinë E RE derisa e quan BANDË,GRUP KRIMINAL,HORRA,TË KORRUPTUAR..! ● Sb Shpif edhe ndaj AMBASADORVE TË BE..! - Tashmë edhe 90 % e popullit po çuditet me QËNDRIMIN INDIFERENT TË GJKKO NDAJ SB & DHËNDRRIT TË TIJ MALLTEZI ME 35 PRONA KORRUPTIVE QË GJYQTARJA ME KONFLIKT INTERESI E NXORI NGA BURGU..DHE DOLI KUNDËR SPAK..! - DHE ÇUDITË ME SB DO VAZHDOJNË DERISA DREJTËSIA TË DALI NGA KOMA..!!

    Përgjigju
  • molla: 13/08/2024 20:59

    HALEJA PRET HALET...

    Përgjigju
  • Genci: 13/08/2024 19:36

    Te gjithe bashkeputoret e milloshevic bashke! Bashke me ate bajgen qe ka vdekur se dhe ai do ishte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?