Në arrest shtëpie, Berisha kërkon të marrë pjesë në Kuvend! SPAK e thërret të enjten për ta pyetur, avokatët: Të shtyhet data, kemi halle familjare

16 Janar, 10:52| Përditesimi: 16 Janar, 19:26

  • Share

Tiranë-  Seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, Sali Berisha e pa nga shtëpia, ku ndodhet në arrest në hetim për korrupsion pasiv, për aferën “Partizani”.  Të radhës, dëshiron ta ndjekë duke qenë fizikisht në sallë.

Avokatët i janë drejtuar sot (16 janar 2024) me një kërkesë Prokurorisë së Posaçme, që të lejojnë Sali Berishën të marrë pjesë në seancat parlamentare. Kërkesa i është dorëzuar dy prokurorëve që hetojnë çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai ndaj të cilëve ish kryeministri ka ndërmarrë një sulm të hapur publik, duke u cilësuar njërin spiun të ish-sigurimit e tjetrën të lidhur me krimin e nën urdhrat e politikës.

Avokatët argumentojnë se është e drejtë dhe detyrim kushtetues si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

SPAK i therret të dëshmojnë
Po sot u mësua se SPAK ka njoftuar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin se do të merren në pyetje. Ish-kryeminisri ishte caktuar të merret në pyetje të enjten, datë 18 janar, ndërsa dhëndri i tij nesër, datë 17 janar.

Zoti Jamarber Malltezi eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” nr 287. Date 11.01.2024 me ane te ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me date 17.01.2024, dite e merkure, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga shtetasi Jamarber Malltezi per marrjen dijeni!
- Zoti Sali Berisha eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” ne 287, date 11.01.2024 me ane te se ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me daten 18.01.2024, dite e enjte, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga Zoti Sali Berisha per marrjen dijeni!' informoi avokati Gjokutaj në një postim në facebook.

Avokati kërkoi caktimin e një datë tjetër, kjo sipas tyre për shkak të impenjimeve që kanë.

Duke qene se mbrojtesit si te zotit Sali Berisha ashtu edhe te Zotit Jamarber Malltezi e kane te pamundur pjesemarrjen ne te dyja seancat e pyetjeve per shkaqe objektive pune dhe familjare dhe duke konsideruar se kjo pjesemarrje eshte e domosdoshme ata (avokatet) i jane drejtuar SPAK me kerkese per shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mesiperm per javen ne vijim ne nje nga ditet qe ata do ta çmojne te pershtatshme!

 Më shumë gjasa, avokatët kërkojnë që Sali Berisha të merret në pyetje pasi Apeli i GJKKO-se të shqyrtojë kërkesën e tyre për ankimim të masës së sigurisë arrest shtëpie.

Dhëndri i ish-kryeministrit Jamarbër Malltezi po ashtu ndodhet në arrest shtëpie, si dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, që është në masën ‘detyrim paraqitje’. 

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Nga ajo ditë, Berisha ka mbajtur fjalime me mikrofon nga dritarja për disa përfaqësues të paktë në numër, të Rithemelimit, konsideruar kjo shkelje e vendimit të gjykatës, sipas të cilit nuk i lejohet komunikimi me persona të tjerë përveç rrethit të ngushtë familjar që ka brenda të njëjtës banesë ku po vuan masën e sigurisë. Sinkron Berisha që kërkon mosbindje civile

Sipas vendimit të gjyqtares Irena Gjoka, gjithashtu e sulmuar publikisht nga Berisha, policia duhet të kontrollojë nëse ish-kryeministri po e zbaton masën, e të parën trokitje në derë blutë e patën 6 ditë nga vendimit. Oficerët e policisë përgatisin një raport për SPAK, ku pritet të përfshijnë fjalimet e njëpasnjëshme të Berishës nga dritarja, në shkelje të vendimit të gjykatës.

Ora 14:35
Berisha kërkesë SPAK-ut: Më lini të marr pjesë në Kuvend! Caktoni ju kohën dhe mënyrën e lëvizjes

1704806420_saliberisha.jpg

Avokati i Sali Berishës Sokol Mëngjesi , me një kërkesë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, ka kërkuar leje për lejimin e deputetit Sali Berisha që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në shkresën drejtuar dy prokurorëve të SPAK, Enkeleda Minollait dhe Arben Krajës, dy prokurorë të cilët sulmohen vazhdimisht nga ish-kryeministri, thuhet se pjesëmarrja në seancë është në përmbushje të detyrimit që buron nga funksioni i deputetit.

‘Për këtë arsye duke qenë se ju jeni organ procedues, kërkojmë nga ana juaj miratimin dhe dhënien e lejes që z. Berisha në mënyrën dhe kohën që është aboslutisht e domosdoshme të shkojë, të marrë pjesë dhe të ushtrojë funksionet e tij në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të të drejtave lirive politike të parashikuara nga Kushtetuta e vendit, por edhe të përmbushë detyrimet e veta kundrejt elektoratit që e ka zgjedhur.’- thuhet në argumentet e mbrojtjes.

Më tej avokatët thonë se nëse e konsiderojnë të arsyeshme të përcaktohet edhe modaliteti i lëvizjes së Berishës nga banesa në sallën e seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Argumenti i mbrojtjes:

Me Vendimin nr. 112, datë 20.10.2023, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masat e sigurimit të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar respektivisht nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.Penale ndaj deputetit z. Sali Berisha.

Me Vendimin nr. 117, datë 26.10.2023, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur vijimin e masave së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj deputetit z. Sali Berisha.
Me Vendimin nr. 56, datë 21.11.2023, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar vendimet nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket z. Sali Berisha.
Me Vendimin nr. 520 datë 30.12.2023, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur zëvendësimin e masave të sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” me masën shtrënguese të sigurimit personal “arrest në shtëpi”.

Për ekzekutimin e vendimit të sipërcituar është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Ky vendim është ekzekutuar po në datën 30.12.2023.

Për mbikëqyrjen dhe zbatimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” është caktuar Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në kushtet kur z. Sali Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur nga sovrani, është e domosdoshme që të ushtrojë funksionet e tij si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye duke qenë se ju jeni organ procedues, kërkojmë nga ana juaj miratimin dhe dhënien e lejes që z. Berisha në mënyrën dhe kohën që është aboslutisht e domosdoshme të shkojë, të marrë pjesë dhe të ushtrojë funksionet e tij në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të të drejtave lirive politike të parashikuara nga Kushtetuta e vendit, por edhe të përmbushë detyrimet e veta kundrejt elektoratit që e ka zgjedhur.

Kërkojmë që të merret në konsideratë nga ana juaj kjo kërkesë jona legjitime dhe nëse e konsideroni të arsyeshme të përcaktoni edhe modalitet e lëvizjen së z. Berisha nga banesa në sallën e seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Për këto arsye kërkojmë:

·        Lejimin e z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.   

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/01/2024 02:47

    16-17 dite i mbyllur brenda, po bejne efektet e tyre tek Berisha.

    Përgjigju
  • Populli: 16/01/2024 17:47

    Jepi sali jepi.Bukur e luan dhe te marrin dhe shejtan budallain. I ka shkelur te gjitha e te gjithe me te dyja kambet, fryn b.... me te tere e me cdo gje prandaj spakut edhe kjo i duhet,ta lere saliun te kthehet ne parlament dhe po e beriii cte themi kulmi i kulmit te talljes me keshtetuten e ketij te shkreti vend edhe popullit te tij. Parlamentin qe vetem parlament nuk mund te quhet e kane bere lolo horrat e tij se thone ne te humbur se te humbur jemi te vi dhe saliu prap dhe hajde ndyresi hajde cpo na shohin e cdo na shohin syt. Spaku spaku spakuuu ja te shohim cdo na gatuani.

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 16/01/2024 16:47

    Unr nuk arrij ta kuptoj Saliu cfare nuk thote per Z Kraja dhe znj. Millonai fjale nga me te uletat qe nuk i kane hije per moshen qe ka, tani po i lutet qe ti japin leje per te marre pjese ne parlament per te shkaktuar trazira do te bejne shume gabim neqoftese do ta pranojne kerkesen e tij.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 16/01/2024 16:11

    Mir e pate të firmosje e të mos baje zë, tash prej në shi thom na ke ra në breshër. Tash kuvendin e shef prrej tv

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 16/01/2024 12:39

    SKANDAL: -Sb po thyen çdo ditë ligjin nga ballkoni 8 dhe kërkon të sfidoi drejtësinë.. -Drejtësia duhet ti heqi mikrofonin Sb që të mos komunikoi më me militantët..duke shpifur ndaj gjithë Botës.. që është kundër Tij..! -Avokatët me 3-4 bordero pagash atë punë kanë të mbrojnë edhe KRIMINELIN si Sb në 33 vite..! -Sb do qëndroi në arrest shtëpie deri 2026..për tu përjashtuar përfundimisht nga politika si njeriu më i korruptuar në 111 vite Shtet në Shqipëri.. -Për Sb ka shumë dosje e vidio të tjera që i çjerrin maskën si politikan KONFLIKTUAL SHPIFS,HAJDUT,VRASËS..!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 16/01/2024 12:36

    Salehu ka pakt me edvinin dhe do qe kete ta njoftoj dhe realizoje publikisht....eshte humnere per te dy keta qelbesira te shqiptareve dhe te SHQIPERISE....koha e renies tyre ne humneren e krimit e korrupsionit perfundon brenda 3 muajve ......

    Përgjigju
  • Demi: 16/01/2024 11:14

    O jeni idjot o nuk merni vesh nga ligjet cfare te drejte te ushtroje plaku mere ne parlament More legen avokat po ati ju hoq e drejta si deputet per cfare beni ankes ne SPAK se ju pelqejne qe te shikoni remuje ne parlament prandaj nuk ecen Shqiperia se ka ca Avukat injote si puna jua

    Përgjigju
  • Sula: 16/01/2024 11:11

    Jo vetem ne kuvend por edhe ne dasem avokata miserie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?