Foto ilustruese

EMRI/ Në ‘arrest shtëpie’ për kultivim narkotikësh, 22-vjeçari kapet në Muriqan në tentativë për tu larguar nga Shqipëria

4 Shtator 2023, 11:57| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 12:01

  • Share

Pasi kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, të caktuar për kultivim të bimëve narkotike, një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia Krujë është kapur në tëntativë për të kaluar kufirin shqiptar.

Sulejman Blushi u kap nga Policia Kufitare Muriqan, në tentativë për tu arratisur nga vendi.

I riu ishte shpallur në kërkim nga Policia Krujë, për shkak se kishte thyer masën e sigurisë që gjykata i kishte caktuar.

Veprimet e tjera procedurale për të riun do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë. 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?