Në arrest shtëpie, por shpërndante kokainë, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

21 Janar 2022, 11:39| Përditesimi: 21 Janar 2022, 11:49

  • Share

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi është kapur duke shpërndarë droga të forta. Megjithëse ishte nën masën ‘arrest shtëpie’, kjo nuk e pengonte 31-vjeçarin me iniciale S.E, të shpërndante kokainë në sasi të vogla.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip "BMW", 3380 euro dhe një sasi lekësh.

31-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?