Miroslav Klose nuk është më trajner i SCR Altach në elitën e futbollit austriak. Klubi ka marrë vendimin drastik për ish-bomberin e Gjermanisë, që tanimë është në kërkim të një tjetër ekipi. 44 vjeçari iu bashkuar skuadrës së Altach në korrik 2022 si trajner, pas disa vitesh si asistent te Bayern Munich, me fitoren e fundit që daton në tetor 2022.
Kanë qenë rezultatet e dobëta ato që detyruan drejtuesit të marrin vendimin drastik për një nga sulmuesit më të mirë që ka nxjerrë futbolli. Vetëm 4 fitore, pesë barazime dhe 13 humbje për Klosen në krye të skuadrës së Bundesligës austriake.
“Miroslav Klose dha gjithçka nga dita e parë deri në të fundit dhe ishte një eksperiencë e madhe ta shihje atë si trajner dhe mbi të gjitha si person në Altach. Do doja ta falenderoja për punën që ka bërë”, tha drejtori sportiv Christoph Langle.