‘Në autobus të bie të fikët’, kondicionerët nuk ndizen! Shoqata e Transportit: Shkak rritja e çmimit të naftës! Qytetarët: Të tejmbushur

16 Qershor 2022, 19:45| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 19:53

  • Share

Qytetarët që përdorin mjetet e transportit publik urban në Tiranë kanë ankesa të shumta për mungesën e ajrit të kondicionuar në shumicën e linjave. Autobusët i kanë kondicionerët, por pavarësisht vapës nuk i ndezin pasi shoqatat e Transportit shprehen se nuk përbasllojnë dot çmimin në rritje të karburantit.

Qytetarët paguajnë 40 lekë biletë për transportin publik urban, po çfarë shërbimi po marrin ata?

“Plas vape, djersa më ka shkuar deri këtu, fare nuk kanë kodicioner. Bërtasin njerëzit o shofer ndize kondicionerin, s’çan kokë shoferi fare. Unë marr kombinat ose Tiranën e re. Kanë dhe ca dritare të vogla që me 100 veta që janë brenda, të merret fryma.”

“Nuk kanë asnjë kondicioner as asgjë. Linja jonë nuk ka as abone. Linja  e Linzës.”

“As kondicioner, as asgjë. Vapë me vdek. Ne çdo ditë kështu vuajmë. Linja e Tegut. Në mgjes nuk ke ku hypën , ça të bëjmë ne ,jemi të detyruar

Kontaktuar nga Report Tv përfaqësuesit e shoqatës së transportit urban e justifikojnë mosndezjen e kondicionerit të disa prej linjave kryesisht atyre të vogla me rritjen e çmimit të naftës dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen.

Qytetarët ndërkohë shprehen se po durojnë kushte të tilla të autobusëve, pasi nuk kanë mjet tjetër transporti. Nga temperaturat e larta tregojnë raste ku ata ose përdorues të tjerë të të transportit urban kanë ndjerë debulesë ose gjendje të fikti.

“Ka rastis një herë që kam qenë unë, i kam dhënë dikujt ujë se dikujt i ka rënë të fikët në autobus. Shumë keq, unë jam e pakënaqur nga autobusët me thënë të drejtën.”

Qytetarët të pakënaqur nga shërbimi që marrin kërkojnë nga bashkia dhe organet e tjera kompetente të transportit të bashkëpunojnë për të zgjidhur të paktën problemin e ajrit të kondicionuar, pasi po paguajnë për një shërbim të cunguar.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • akrobati: 17/06/2022 00:12

    KAM nje mendim hipni mbi autobuze ne vere,,,,per fresk...

    Përgjigju
  • tirona: 16/06/2022 20:01

    Autobuzave urban i ka ikur koha mbasi jane blere ne varreza me mbi nje miljon kilometra plus kohes qe kane punuar ketu dhe nuk plotesojne kushtet per sherbimin publik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?