Kandidatja e PS në Fier, Zegjine Caushi e ndoqi nga afër procesin e numërimit të votave preferenciale nga diaspora, deri në "frymën e fundit", garë që e nxori triumfatore dhe do të jetë deputete e Kuvendit të ardhshëm.
“Po shoh procesverbalin”, dëgjohet duke thënë ajo nga video që ka siguruar Report Tv.
Ajo u ndodh në një garë të ngushtë për mandatin me kandidaten tjetër socialiste Maldrita Bardho. Çaushi ishte më pak se 100 vota para Bardhos kur kjo e fundit ka arritur të marrë dyfishin më shumë se kolegja nga votat e diasporës, deri në kutitë e fundit. Por Çaushi arriti në fund ta ruante një diferencë me 64 vota dhe ta mbante mandatin.
Çaushi mori një avantazh prej më shumë se 500 votash në shkallë qarku, pa diasporën, dhe raporti rrezikoi t'i përmbysej, edhe pse kandidatja e ruajti distancën me një grusht votash.
Zegjine Çaushi tërhoqi vëmendjen gjatë fushatës edhe me ‘disset’ që bënte ndaj Gazment Bardhit.
Komente
