Në balotazh me Këlliçin, reagon Alimehmeti: Falënderoj mbështetësit që m’u bënë krah

5 Dhjetor 2022, 09:24| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 09:33

  • Share

Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave për primaret e Tiranës. Ai ka falënderuar mbështetësit për votimet.

“Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh. Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022! Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m'u bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë”, shkruan Alimehmeti.


Lajmi kryesor:

Primaret e Berishës, në Tiranë ka balotazh Këlliçi-Alimehmeti! Kandidatët fitues në të gjithë vendin, 4 bashkitë që i merr Meta


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?