30 vite pa investim, tregu në Pogradec si në mesjetë! Tregtarët: Asnjë investim! Bashkia: Do bëjmë një të ri shumë shpejt

14 Mars 2023, 16:03| Përditesimi: 14 Mars 2023, 16:41

  • Share

POGRADEC- Tregtarët e Pazarit Industrial në qytetin e Pogradecit punojnë prej më shumë se 3 dekadash pa kushte as minimale.

Larg çdo kushti higjeno-sanitar gjendja ku tregtohen pajisjet industriale dhe veshmbathjet është shqetësuese si për tregtaret edhe për blerësit.

 “Kushtet e tregut, kështu siç kanë qenë mbeten për t’u përmirësuar pasi duhet të sistemohen. Tualetet në radhë të parë, duhet të investohet dhe të sistemohen kanalet në mënyrën më të mirë”, flet një tregtar i zonës.

Mes lagështirës në dimër e pluhurit në verë shumica e tregtarëve ushtrojnë aktivitetin brenda godinës së tregut Industrial të Pogradecit që i përket privatit, kundrejt pagesës.

 “Kushtet si mos më keq janë. Banjat mënjanë, plehrat mënjanë. Kush pyet për neve dhe kush me rr masa .Na thonë do i rregullojmë dhe asgjë nuk bëjnë” thotë një tregtar tjetër

Në kushte edhe më të vështira punojnë edhe tregtarët e fruta-perimeve.

 “Shumë keq. Nuk ka treg më. Shumë keq janë kushtet.  Ka ikur dhe rinia .Unë jam përjashta kam 30 vite. Tërë baltë, na bëhet malli mos pyet. Ka shumë si mua. Unë kam 30 vjet. Ata nuk shtrojnë këtë rrugën këtu. Paguajmë gjithë këto lekë dhe nuk bëhet asgjë”, tha një tjetër.

Shpresën e kanë te bashkia e Pogradecit, por nënkryetari thotë se nuk mund të ndërhyjnë, pasi territori është privat, ndërsa zgjidhja shihet te një treg i ri.

“Për tregun aktual me të drejtë tregtarët mund të ankohen dhe të ketë probleme po ai është një treg privat i administruar nga pronarët. Por, Bashkia nga ana tjetër  ka bërë projektin e ri, për të bërë një treg modern në një godinë shtetërore që është shumë pranë tregut ekzistues, i cili do të kthehet në një pol të ri të zhvillimit të qytetit. Nëse dikush nuk do të vazhdojë të tregtojë  në tregun e ri është zgjidhja e secilit për vendin ku do të operojë”, thotë nënkryetari i Bashkisë Pogradec.

Të ndarë në tezga dhe dyqan, në tregun Industrial të Pogradecit zhvillojnë aktivitetin mbi 125 tregtarë të cilët deri në vënien në jetë të projektit të ri do të jenë të detyruar të tregtojnë në të njëjtat kushte të vështira.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 14/03/2023 18:29

    Sa te kete shqipnija politikaj hajna mesjete ka me mete.

    Përgjigju
  • Turi: 14/03/2023 16:43

    Ja kane gjetur formulen do te bejme , por puetja eshte perse nuk e kane bere keto 4 vite qe ishin ne pushtet ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?