Paratë, droga dhe sendet e tjera të sekuestruara

Kronikë

Në banesë iu gjet heroinë, armë e para, vihet në pranga 30-vjeçari shqiptar në ishullin grek! Merrej me trafik droge

5 Tetor 2022, 13:23| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 13:35

  • Share

GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua mesditën e së hënës në Zakynthos nga efektivë të policisë së grupit DIAS dhe Departamentit të Sigurisë.

Kishte informacione se 30-vjeçari shqiptar, i cili banor i përhershëm i ishullit merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

30-vjeçari u arrestua gjatë një operacioni policor dhe në kontrollin e kryer në banesën e tij u gjet një paketë me 23.7 gramë heroinë , u gjetën dhe u konfiskuan dy peshore, një shumë prej 4795 eurosh, një pistoletë, një kuti me fishekë, bombola gazi dhe dy celularë.

Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorinë Penale të Zakynthos, ndërsa akuzohet për trafik droge dhe shkelje të legjislacionit për armët.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?