Në 556 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, historiania Nevila Nika thotë se shteti shqiptar duhet t'i jap më shumë zë kësaj figure historike, përmes mediumeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kinemanë, por edhe sjelljes në kujtesë në përvjetoret e tij përmes nismave institucionale. Prej Qendrës Kombëtare të Librit ku sot u mbajt një diskutim për veprat dhe identitetin e heroit, ajo solli në vëmendje impaktin që kishte emri i tij në botë edhe afro katër shekuj pas vdekjes. Shembulli që studiuesja e historisë nënvizoi është ai i Memorandumit të Shkodrës, dokumentit të hartuar në qershor të 1878-ës nga një grup patriotësh së Shkodrës drejtuar kryeministrit britanik Bikonsfild ditën e hapjes së Kongresit të Berlinit
"Në 1878 qytetarët e shkodrës në një thirrje që i bëjnë memorandumit drejtuar lordit Bikonsfild, Benjamin Disaraelit, Ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe, ka një rresht të jashtëzakonshëm që të kujton Gjergj Kastriotin Skënderbeun: Ne kërkojmë nga Fuqitë e Mëdha, asgjë tjetër veçse të jemi shqiptarë. Jemi i vetmi i popull, që jemi barriera e fundit që të mbrojmë Europën nga depërtimi tashmë sllav, jo ai osman. Do të thotë lidhja, kujtesa e popullit tonë ka qenë kaq e fuqishme. Ishte një kujtesë, që tregon se ishim në Europë, tani u rikthyem që t'i bashkohemi Europës", shprehet Nika.
Në këtë memorandum Shqipëria denonconte Traktatin e Shën Stefanit, afirmonte identitetin kombëtar të popullsive shqiptare në trevat e banuara prej tyre nga veriu në jug dhe shkruante për pavarësinë e vendit duke u shkëputur nga Turqia.
Lajmi kryesor: