Në bashkinë Fushë-Arrëz fshatrat drejt shpopullimit, në Orosh ka vetëm 5 familje me të moshuar  

6 Tetor, 15:31| Përditesimi: 6 Tetor, 16:59

  • Share

Në bashkinë e Fushë- Arrëzit fshatrat po shkojnë drejt shpopullimit. Shtëpitë në të shembur janë dëshmi e jetës së dikurshme.

Ne ndaluam në fshatin Orosh të bashkisë Fushë Arrëz ku kanë mbetur katër a pesë familje me të moshuar, ndërsa nuk ka më shkollë, qendër shëndetësore apo shërbime të tjera.

Edhe fshati Kryezi, i konsideruar si fshati më i madh në Fushë-Arrëz po përjeton largimin masiv të popullsisë vendase në kërkim të një jete më të mirë, teksa edhe pse me statusin e një fshati turistik, shumica e familjeve janë me të moshuar në vetmi.

Shpopullimi shihet me shqetësim nga Kisha Katolike. Frat Andreas Valterman në një intervistë për Report TV tha se janë ndërprerë shërbesat fetare në kishat e fshatrave Tuq e Flet, ndërkohë që ka dhe fshatra të tjerë që po shkojnë drejt braktisjes së plotë.

Kjo situatë ka cenuar cilësinë e arsimit dhe shërbimeve të tjera, çfarë e bën të detyrueshëm largimin edhe të atyre pak të rinjve që kanë mbetur në fshatrat e Fushë-Arrëzit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?