Në Belsh mbërrin ambulanca e munguar! Ishte një furgon pasagjerësh, e reja me pajisje moderne

28 Gusht 2020, 16:20| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 16:27

  • Share

TIRANË- Furgoni i pasagjerëve i cili ishte përshtatur si ambulancë, tani më i përket së shkuarës.

Për herë të parë, që nga viti 1993, qyteti i Belshit ka një ambulancë prej vërteti, me shërbimet kryesore moderne të urgjencës mjekësore.

E gjitha ka ardhur si një dhuratë nga Bijat e Dashurisë së shën Vincenzo de Paoli" në Mollas në bashkëpunim me Caritasin e Shqipërisë së Jugut.

" Kjo ishte vërtet për çfarë kishte nevojë Belshi.Pas shumë përpjekjesh të dështuara me institucionet publike, fal zemërgjersisë së "Bijat e Dashurisë së shën Vincenzo de Paoli" në Mollas në bashkëpunim me Caritasin e Shqipërisë së Jugut, u dhurua një ambulancë e kompletuar me shërbimet kryesore moderne të urgjencës mjekësore.

Një mundësi më shumë  për ekipin mjekësor të Qendrës Shëndetësore Belsh për t'u shërbyer më mirë e më shpejt qytetareve në raste nevoje dhe urgjence. Turizmi ka vlerën e tij, por aty banojnë 32 mijë banorë rezident.

Kjo është ambulanca e parë që prej vitit 1993. Aktualja është një furgon pasagjerësh përshtatur në ambulancë. Komplimente për durimin Arif Tafani", shkruan gazetari Arsen Rusta.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?