Tritan Shehu

Në Beograd mbahet 'Panairi i Verës', deputeti Shehu: Fshehje e dështimit të 'Open Ballkan', u rikthyen te 'Jogusllavia e re'

1 Shtator 2022, 16:40| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 17:05

  • Share

"Të shkosh me 'trumbeta' në Beograd për një panair të tillë, këtë herë do të thotë edhe të kërkosh të fshehësh dështimin e qartë të asaj nisme vuçiçiane, me Ramën amplifikues", tha në reagimin e tij deputeti i PD-së Tritan Shehu në lidhje me "Panairin e Verës" që u zhvillua ditën e sotme në Beograd që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Deputeti Shehu kritikon mbajtjen e një panairi të tillë duke e konsideruar si një fshehje të dështimit të "Ballkanit të Hapur".

"Z. Kryeministër, panaire të verërave, janë organizuar qindra vite më parë se Vuçiç të përmendte “Ballkanin e hapur”!

Nuk lindën panairet, shkëmbimet, tregtia, lëvizjet e njerëzve në Rajonin tonë kur në Nish, Vuçiç e mbas tij Rama, u rikthyen tek “Jugosllavia e re”!

“Ballkani i hapur” nuk semplifikohet me panairet!

Ky barazim bëhet për të maskuar me njeë panair verërash në Beograd të vërtetën e hidhur, aspiratat hegjemoniste serbe nën “Jugosllavine e re”. Të shkosh me “trumbeta” ne Beograd për nje panair të tille, këtë herë do të thotë edhe të kërkosh të fshehësh dështimin e qartë të asaj nisme vuçiçiane, me Ramën amplifikues.

Të jemi të sinqertë ajo ngel një nismë e Beogradit në radhë te parë influencash e aspiratash politike, interesash për dominim politiko-ekonomike ne Rajon. Dhe mbas Beogradit qëndron Rusia, Lindja, siç e konfirmoi dhe Mali i Zi.

Ndërsa kush kërkon ta shesë atë për një nisme strikt ekonomike, edhe nëpërmjet llojeve të verërave gabon rëndë. Ndoshta kujton se ka përballë njerëz të dehur nga vera. Në fakt edhe vetë Rama aty u detyrua të pranojë se kjo “nisme” shkon përtej ekonomisë e politikës.

Dhe këtu ka një të vërtete, se kjo nismë lidhet dhe e ka zanafillën në reminishencat serbe për dominim, për të cilat ajo ka përdorur jo rralle “mjete”, larg atyre politike e ekonomike, me cmime shume te larta këto për popujt. Rajonit tone i nevojiten vetëm politika e modele Europiane e Perëndimore. Vizione integruese nën garancinë e Brukselit e të projekteve te tij.

Këtë nuk mund ta bëjnë as edhe të ftuarit e vetëm te çuditshëm nga Ankaraja e Budapesti, që janë thirur në atë Samit, për të kamufluar “izolimin” ndërkombëtar ndaj asaj nisme. Është vetëm ajo Politike, me themel aspiraten europiane te popujve te Ballkanit Perendimor, qe duhet pershendetur edhe me verërat me te mira.", u shpreh Shehu.

Beograd ku po mbahet Panairi i Verës që është titulluar "Vizioni i Verës" që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Të pranishëm në panair ishin kryeministri Edir Rama, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriur Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria. Panairi Ndërkombëtar i Verës do të qëndrojë i hapur për 4 ditë në kryeqytetin serb ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit unik të shijeve dhe aromave që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve.

Në panair do të prezantojnë produktet e tyre  edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës. Më shumë se 250 ekspozues nga  Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Italia, Spanja, Franca, Turqia, Argjentina, Kalifornia, Afrika e Jugut, etj, do të jenë pjesë e tij.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 01/09/2022 19:24

    Këta që bëjnë si patriotë janë anti Shqiptar sepse nuk duan zhvillimin e vendit por izolimin dhe urrejtjen në rajon njësoj si në kohën e monizmit , është për të ardhur keq që kemi politikanë të tillë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?