Në Berat nesër mbahet ‘Maratona e gjelbër’, 200 garues nga Shqipëria e bota

8 Prill 2023, 21:08| Përditesimi: 8 Prill 2023, 21:13

  • Share

Të dielën Berati do të kthehet në një pistë gare. Për herë të parë, në qytetin turistik të një mbi një dritareve, do të mbahet Maratona e Gjelbër, një event unik që ndërthur atletikën me natyrën.  Kjo maratonë do t'i çojë vrapuesit shqiptarë e të huaj drejt zonave mahnitëse të Beratit, si kështjella apo lumin piktoresk i Osumit.

“Nis nga bulevardi Republika në qendër të qytetit dhe vijon pranë Urës së Gorricës. Më pas nga lagjja Magdalem derisa arrijmë tek rruga e re që të çon lart në kala. Më pas vazhdon në një pjesë të shkurtër të kalldrëmeve. Vazhdon vrapimi gjatë unazës së re të qyetit”, tha një organizator.

Aktiviteti përfshin dy gara, një gjysmë maratonë dhe një garë 10 mijë metra, ndërsa pjesë e saj pritet të bëhen mbi 200 garues.

“Për shkak të maratonës kemi bërë kufizim të mjeteve. Unë jam shumë i sigurte që shumë qytetarë të Beratit jo vetëm na kuptojnë, por dhe  të lënë mjetet dhe ta shijojnë Beratit në këmbë”, tha Ervin Demo, kryetar i bashkisë Berat.

Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe kampionia Luiza Gega, e cila foli edhe për titullin “kolonel” të dhënë nga Qeveria shqiptare.

“Është një vlerësim që ne do të na vazhdojë dhe pas karrierës sportive. Ndryshe nga ato vlerësimet momental, apo medaljet të dhëna nga kryeministri. Ky vlerësim na bën më të qetë për më pas. Se si do na vazhdojë karriera jonë sportive”, tha sportistja Luiza Gega.

Përveçse nga Shqipëria, pjesë e maratonës do të jenë dhe garues nga rreth 15 vende të botës, gjë e cila pritet të ndikojë edhe në promovimin e Beratit.  

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?