Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulluan fotot e këngëtares Fifi me Granit Cakën, të cilët ishin sëbashku në një festë duke u argëtuar. Madje mes tyre nuk munguan as puthjet dhe përqafimet.
Ndërkohë, ‘Panorama Plus’ shkruan se miq të afërt të Fifit dhe Granitit u kanë treguar se ata i kanë sqaruar keqkuptimet që kanë pasur në ‘Big Brother’. Madje kanë vendosur që të vazhdojnë lidhjen e tyre larg syrit të publikut.
Por gjatë takimit në Tiranë, duke qenë se ishin në një festë dhe konsumuan ndonjë gotë, nuk arrinin të mbanin distancën që kishin bërë plan të mbanin, për të qëndruar diskretë dhe larg komenteve që mund të bëhen në mediat online.