Në 'Big Brother' PO, banore JO! Moderatorja e njohur ka një arsye që e 'penalizon'

20 Korrik 2023, 08:14| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 08:17

  • Share

Eva Murati e di mirë që diplomacia në ekran është si një thikë me dy presa, e cila sa të afron, aq edhe (ndonjëherë) të largon nga publiku. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të jetë serioze në ekran dhe për këtë nuk bën kompromis, meqenëse e ka ndërtuar profilin e saj në moderim me shumë mund.

Po si mund të dukej profili i Evës në një format si “Big Brother”?

E pyetur nëse e sheh veten në një reality show si BBV, ajo tha se këtë e ka diskutuar edhe me miqtë e saj, por në “Big Brother” mund ta shohë veten vetëm si opnioniste: “Kur e kam diskutuar edhe me miqtë e mi, mund ta mendoja në rolin e opinionistes, por në rolin e banores nuk e gjej veten”, – thotë Eva duke shtuar edhe faktin që është shumë diplomate si natyrë:

Jam aq diplomate sa ka gazetarë të caktuar që më thonë “po mirë do të të marrin në intervistë, po e dimë që s’do na thuash asgjë”. Mendoj se kjo pjesa e diplomacisë, ndoshta edhe më ka diferencuar, si për mirë, si edhe për keq ndonjëherë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?