Olti Curri

Në 'Big Brother Vip' Shqipëri apo Kosovë? Ku do e shohim Olti Currin ‘të zbrazë’ sarkazmën dhe kritikat si opinionist  

18 Shtator 2022, 19:37| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 19:45

  • Share

Prania e tij, ç’është e vërteta si opinionist nëpër spektakle është tejmase e përfolur, madje vetë figura e Olti Currit shpesh herë është një temë diskutimi. Gazetari i njohur, kësaj radhe do i bashkohet Big Brother Vip Kosova. Ashtu si gjithnjë, Olti pritet të ‘përveshë’ mëngët për satirë e kritika, por kësaj radhe në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e emisionit ndërsa pohon se do spektakli do të nisë këtë vjeshtë. Mbetet për t’u parë sesa bujë do të shkaktojë në publik ky spektakël, i cili arriti të ‘gozhdojë’ përpara ekranit qindra e mijëra shqiptarë.

“A jeni gati? Olti Curri do të jetë opinonisti i parë i këtij edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova . Influenca, kritikat dhe komentimet e tij kanë marrë gjithëherë vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale, por tashmë këto veçori të tij do të jenë edhe pjesë e spektaklit që pritet të filloj këtë vjeshtë’- thuhet në njoftimin e faqes zyrtare, Big Brother Kosova.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 18/09/2022 21:48

    olti opinionist, imagjino te jape ide ky injoranti. Fatkeqsisht jetojme ne nje kohe ku vip jan perputhen dhe "njerez" te tjere qe jane te padobishem per shoqerine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?