Sociale

Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll

11 Janar, 17:13| Përditesimi: 11 Janar, 17:24

  • Share

Fermerët e fshatit Bilçë në Berat, të njohur për frutikulturën, janë të pakënaqur me prodhimin e ullirit në mbyllje të këtij sezoni. Thatësira që preku zonën gjatë periudhës së lulëzimit dhe cilësia e dobët e pesticideve janë disa nga problematikat që-sipas fernererëve- çuan në përgjysmimin e prodhimit të ullinjve.

 

Shkaku kryesor, sipas tyre, është cilësia e dobët e pesticideve, që shiten të pakontrolluara ne farmaci bujqësore. Në ndonjë rast edhe të skaduara. Fermerët shprehen se pas hedhjes së pesticideve i kanë bërë dhe spërkatjen ullinjve por s’kanë dhënë efekt. Ata kërkojnë që këto produktet të kontrollohen nga institucionet shtetërore.

 

Me të ardhurat e siguruara këtë vit nga shitja e ullirit ete tavolines dhe vajit ata nuk përballuan dot shpenzimet që bëjnë për kultivimin e kësaj kulture. Situata e krijuar, - pohojnë fermerët, - po i çon drejt falimetimit.

 

Me rreth 200 mijë rrënjë ullinj, fshati Bilçë është zona më prodhuese në të gjithë qarkun e Beratit.

R.D/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ajo: 12/01/2025 08:17

    Pestizide edhe tek ullinjt?A mund te konsumohen keta ullinj pa frike?E tmerrshme.

    Përgjigju
  • Iris: 12/01/2025 03:25

    Me pesticide dhe i shisni si /bio/! Do te kene fatin e mandarinave qe i kthyen mbrapsht e i groposen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?