Me këngë e valle shqiptare, shqiptarët në Boston të SHBA-së kanë nisur festimet për ditën e ngritjes së flamurit.
Videot dhe fotot e LSA -së tregojnë dhjetëra shqiptarë, mes tyre të rinj, të moshuar por dhe fëmijë që janë bashkuar në shesh për të festuar në përkujtim të 26 Nëntorit 1912.
Gjatë aktivitetit është kënduar dhe himni i Shqipërisë, ndërsa kanë dhuaruar një atmosferë festive me valle shqiptare.
Komento