Futbollisti brazilian Neymar ka marrë kritika të shumta nga fansat e tij për shkak se nuk ka marrë pjesë në homazhet dhe funeralin e Pele i cili vdiq disa ditë më parë.
Ylli i PSG-së ka dhënë arsyen e angazhimit të tij me skuadrën franceze si motiv për mungesën e tij në funeralin e mbretit të futbollit Pele. Por këto pretendime të tij ranë poshtë në momentin që u publikua një video e Neymar i cili duket qartë duke kërcyer në të njëjtën ditë kur në Brazil i jepej lamtumira Peles.
Zhurma e kritikave shoqëroi zgjedhjen për të mos qenë fizikisht i pranishëm në Santos, duke lënë të atin të shkonte atje në emër të tij.
“Ai është shumë i pikëlluar, – pranoi babai. – Djali im më kërkoi të isha këtu në vendin e tij për t’i dhënë mbështetje familjes së Peles. Ne e dimë se sa keq është të humbasësh dikë. Nuk humbëm vetëm sportistin, por edhe personin”.
"Nuk kishte “veto” nga Paris Saint-Germain. Po të kishte dashur, askush nuk do ta pengonte të hipte në fluturim dhe të mbërrinte atje për të bërë homazhe ndaj kampionit që vdiq në moshën 82-vjeçare nga komplikimet e shkaktuara nga një tumor. “Për karnavalet ia doli të çlirohej…”- janë disa prej komenteve më të ashpra ndaj tij.
Por ai ka shokë me vete, sepse opinioni publik nuk ka kursyer edhe Kakà apo fenomenin Ronaldo, mungesa e të cilëve në funeral është pjesë e polemikave. Gjithçka ka për bazë mungesën e respektit për një legjendë të futbollit brazilian.
Pikërisht në ato orë kur në Santos po binte velloja e lotëve dhe trishtimit, ai performoi në një klub gjatë një feste së bashku me këngëtaren Ana Aoas (e cila ka publikuar videon në rrjetet sociale) dhe Carol Cabrino, gruaja e Marquinhos.
I plasi Nejmarit per Pelen….le qe as neve sna plas hic…ai e beri jeten e vet, sdi rronte pafund
PërgjigjuPerse cfare duhet te bej ai te vajtoj ? Ne moshen e Peles te vdesin te gjithe , ai i kishte ber ditet e zotit
Përgjigju