Një anëtar i qeverisë së Kosovës më shkruante këto ditë lidhur me ecurinë e bisedimeve përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës se dikush në Bruksel i ka kërkuar Prishtinës të pranojë ndryshime të karakterit të brendshëm të Kosovës në parime territoriale dhe se Kosova nuk duhet të vendosë vija të kuqe në këto bisedime. Mesazhi diplomatik i dikujt në Bruksel është i qartë dhe kërkon që Kosova të cedojë në sovranitetin, në integritetin territorial dhe në pavarësinë e vet.
Ka një situate alarmante, ku përfaqësues të veçantë të diplomacisë europiane po kërkojnë të devijojnë objektivin kryesor të bisedimeve përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i cili është dhe duhet të jetë njohja reciproke e dy shteteve fqinj. Ky është çelsi i zgjidhjes dhe i normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve fqinj. Çuditërisht, dikush në Bruksel e quan këtë kërkesë logjike “vijë e kuqe” dhe nuk e pëlqen si zgjidhje.
Nuk e pëlqen, sepse dikush në Bruksel kërkon ta mbajë të pazgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi. Nuk është vetëm interesi i vjetër i një pjese të diplomacisë europiane për të shpërblyer Serbinë në ambicjet e saj hegjemoniste në kurriz të territoreve shqiptare. Është diçka më shumë dhe konturohet si një implikim i përbashkët i disa qarqeve filoserbe në BE sëbashku me Rusinë. Dikush në Moskë është bashkuar me dikush në Bruksel dhe kërkojnë të shpërthejnë Ballkanin.
E thënë shkurt, në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës e vitit 1913, për një ricoptim të ri të territoreve shqiptare dhe konkretisht të Kosovës. Ku është Shqipëria dhe përse nuk ndihet zëri i saj në një situatë të tillë inkandeshente diplomatike? Si mund të rrijë indiferente Shqipëria ndaj asaj, që po i kërcënohet Kosovës, e cila është pjesë e trupit, e gjakut dhe e zemrës së kombit?
Në kohën e Konferencës së Londrës të vitit 1913 shqiptarët anembanë botës, nga Shqipëria në Amerikë, nga Anglia e Franca deri në Ballkan, u mobilizuan me protesta dhe peticione drejtuar Konferencës dhe fuqive të mëdha për të shprehur qendrimin e vendosur kundër coptimit të territoreve shqiptare. Si nuk flet sot Shqipëria, që është anëtare e NATO-s, dhe të shpallë vijën e kuqe të mbrojtjes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, të cilën e ka sanksionuar ndërkombëtarisht dhe ligjërisht Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik 2010 dhe e kanë njohur 116 shtete të botës?
Si nuk ka protesta as zyrtare e as publike nga Shqipëria në Bruksel në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së Kosovës? Si nuk ka protesta nga shqiptarët në Amerikë dhe në Europë për të dëshmuar mbrojtjen e Kosovës? A është ndërgjegja kombëtare tani më e ulët se në vitin 1913 apo opiumi i integrimit u ka hequr shqiptarëve të menduarit kombëtar dhe njerëzor?
Mallkuar qoftë ai integrim, që blihet me territore tokësore dhe detare shqiptare!
mos e vrit menjen ta garantoj une qe shqipetia i di te gjitha por rri urte se nuk eshte 1912 or poc
Përgjigjuduhet secili me dit se kush vendos per ndarjen e kosoves apo ndryshim kufijsh- se vendos as thaqi-eas vuqiq-po vendos superfuqia e botes. po vetem ka nga disa politikan e persona bla bla bla bla.
PërgjigjuShabe, si ka mundesi kjo, a eshte e mundur kjo, deri ketu jemi, qe sot te mos mbrojme trojet tona! A mundet valle te perseritet Londra? Mgjth ti falemimderit per luften tende per zgjimin e politikes per mbrojtjen integritetit shqiptar.
PërgjigjuNe per fat te keq ,jemi nje komb qe mbahemi peng nga lojrat e vjetra te qarqeve te caktuara antishqiptare te mbeshtetura nga lojrat po te vjetra e te reja te Europes plake. Kemi qene trofe e lufterave te ndryshme,pa sulmuar e pushtuar kerkend,sepse ne vetem sa kemi luftu per te mbrojtur trojet tona. Edhe pse keshtu ,ne kemi qene placke tregu. Edhe pse shqiptaret e Skenderbeut u kthyen ne mbrojtesit e kristianizmit per 25 vjet me radhe,ata u kthuyen populli me i dhunuar e shtypur nga hakmarrja otomane . Kjo nuk mjaftoi, por pikerisht europa e krishtere qe "ishte mbrojtur" nga shqiptaret, paradoksalisht e penalizoi me shume se kedo kombin shqiptar ,duke e coptuar dhe percare me shume ,duke marre mallkimin nga mbrapa tashme si turq,apo mysliman. E pra ky eshte turpi i Europes se djeshme ,por dhe i te sotmes,sepse duke qene vete e "pelqyera" e shqiptareve ,luan si macja me miun me ta duke luajtur me shqiptaret edhe "bllofin" dhe pikerisht atehere kur shqiptaret me shume se kurre duan ti afrohen Europes ,ajo as mish as peshk,her djalli e her shenjtori,tregon me sjelljen e saj se ne jemi "bageti" thjesht nje numer ne lojen e tyre te kungulleshkave. Duket qarte ,se nuk ka se si te jete e sinqerte ,sesi te jete ndryshe me popuj te vegjel te vuajtur si kombi shqiptar. Sot po behet gjithe ajo "zhurme", nga njera ane e shqiptareve qe besojne ne vlerat europiane perendimore dhe nga ana tjeter e politikes shqiptare qe nuk perfaqeson endrrat shqiptare,por jane aty ne "mbrojtje" te lojrave te atyre qarqeve europiane apo me tej, qe nuk e kane dashur e duan BE,qe nuk e duan Shqiperine dhe shqiptaret,por vazhdojne ta pengojne e ta mbajne peng kete vend kaotik,te pazhvilluar e pa shtet,ne menyre qe te mos te jete ne gjendje te eci vet dhe e pavarur. Sot Shqiperia , ka "zerin me te dobet" ne gjithe historine e saj ,sepse po ndodh ajo sapo thashe me lart, sepse ne cdo aspekt eshte e komanduar dhe e dirigjuar nga te tjeret. Nen emrin e deshires per t'u bere pjese e nje Europe te Bashkuar ( qe ne fakt sot eshte me e brishte dhe me e larger se kurre institucionalisht), qe na ka vene kushte per " t'u integruar ( ne fakt ka 30 vjet qe na ka c'integruar),por qe ne fakt na kane perfshire ne lojrat e tyre te ulta te vjetra e te reja,duke i etiketu shqiparet sipas humorit te tyre,ne perseri, ose me mire politika shqiptare ,i ben te mena sot Europes e kujdo edhe pse politika e dites do te japi ne pamnje te pare idene se jane dhe ata faktor ,se jane dikushi,se jane dhe ata te rendesishem edhe pse ne momentet qe ata duhet te jene ne " krye te sofres" kur behet fjale per ceshtjen e tyre, ata nuk shihen ,zhduken,jane te parendesishem, sepse nuk jane as aktor as faktor. Po pra se keshtu ka ndodhur keto kohera ,nuk kemi me kellqe,as pushtet ekonomik,as politik, pra jemi askushi dhe tani ne jemi kthyer ne nje vend qe nuk ka asnje pergjigje te vehten, qe eshte i "neneshtruar ambasadoreve",ana tjeter ne per te treguar zellin ndaj tyre,na ka mjaftuar gjithmone qe te pranojme e te vejme ne tribunat me te larta cdo te huaj qe flet "anglisht" edhe..,do te marrim te mirqene dhe te vertete cdo gje qe thone ,duke na vene ne gjithmone ne nje pozite inferioriteti te tlle,sa t'i themi dhe "lepe peqe" injorantit me te madh, mjaft qe eshte i huaj. Pra ajo qe eshte per t'u theksuar dhe thene eshte, se politika e ketyre 30 vjeteve ka qene nje mishmash , qe pasqyrimin me te mire e merr te zbatuar nepermjet fjales se urte popullore"per inat te s'ime vjerre shkon e flen me mullixhiun". Kjo ka qene "udherrefyesja" e politikes shqiptare dhe si e tille sot ajo nuk ka me moralin jo me per te zgjidhur problemet e e hallet e Shqiperise e kombit shqiptar,si kjo qe po ndodh tani per Kosoven, por as guximin dhe te drejten morale per te folur shqip .
PërgjigjuShabe! Si mund te nderhyje Shqiperia kur ramush karabushi deklaroi se Shqiperia duhet te shohi hallet e saj e te mos na qaj hallin ne?!
Përgjigju