Stadiumi i Këlnit

Në Bundesligë bëjnë shembull Këlnin, e dënojnë me 595 mijë euro gjobë! Shkak tifozët

13 Dhjetor 2023, 21:45| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 21:47

  • Share

Tifozët e Këlnit në Bundesligën gjermane përgatitën një shfaqje speciale piroteknike para ndeshjes kundër Monchengladbach, e cila do të hyjë në histori si më e shtrenjta në historia e futbollit gjerman.

Shoqata Gjermane e Futbollit nuk i kushtoi shumë rëndësi spektakleve piroteknike, pasi vendosi një gjobë rekord ndaj Këlnit në shumën 595 mijë euro; nga të cilat Këlni do të mund të ndajë 198 mijë euro për përmirësimin e sigurisë në stadium dhe për masa të ndryshme për të kufizuar ose parandaluar dhunën.

Dënimi tronditi kryesinë e klubit, i cili do të bëjë një apel në Federatë dhe këtë e njoftoi drejtori i klubit Christian Keller.

"Për fat të keq, këtë herë sjellja e tifozëve na shkaktoi dëme të mëdha financiare. Ky penalitet është një goditje e rëndë për klubin tonë, i cili është ende në rrugë të rimëkëmbjes financiare. Ne besojmë se ky dënim është plotësisht në kundërshtim me realitetin dhe me kulturën e përgjithshme të tifozëve në Gjermani", tha Keller.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?