Në burg grabitësi serial...Mekaniku dhe bojaxhiu që vinte nga Shkodra për të vjedhur në Tiranë

19 Gusht 2019, 13:53| Përditesimi: 19 Gusht 2019, 14:00

  • Share

TIRANE - Vinte nga Malësia e Madhe për të grabitur zyra këmbimi, agjenci kreditimi dhe dyqane celularësh nën kërcënimin e armës, mbetet në qeli 27-vjeçari Ergys Bercaj.

Para gjykatës ai ka rrëfyer mekanizmin e grabitjeve duke treguar dhe se armën e fshihte pranë banesës, ndërsa ka pranuar autorësinë e tre goditjeve që ka bërë në kryeqytet.

Ndërsa është shprehur se grabiste për të jetuar për shkak se ishte i papunë dhe pa asnjë të ardhur.

Për çdo grabitje ai zgjidhte një uniformë të ndryshme ndërsa e fundit e kryer në agjenci kreditimi me një shifër prej 150 mijë lekësh, Brecaj ishte veshur me kominoshe si bojaxhi dhe mbante në kokë një kapele.

Janë pamjet e kamerave të sigurisë që bindën policinë se autori i grabitjeve në kryeqytet nën kërcënimin e armës në intervale çdo dy javë ishte 27-vjecari Ergys Bercaj.

Bercaj u prangos të premten pasdite nga policia e komisariatit numër dy në Tiranë ndërsa prej disa ditësh mbahej në vëzhgim.

Oficerëve të policisë ai u ka treguar edhe armën, ndërsa tashmë është nën akuzë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje me armë e dhunë kryer më shumë se një herë.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 19/08/2019 14:13

    O kur po shkruaj komente e po ju them qe Malesia e Shkodres jane njerezit me te lig e te poshter ne rruzullin tokesor, ju nuk po i botoni - nuk ka dert mos i botoni fare PO ATA PRAP SE PRAP MBETEN TE POSHTER.

    Përgjigju
    • Të ta Ngop Kacija: 19/08/2019 19:42

      Po shoku Kóqo!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?