Ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në një tjetër tentativë vrasje, plan me të ‘fortin e Durrësit’ për t’i bërë atentat ‘Akilit’! 4 të arrestuar

22 Dhjetor 2023, 09:45| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 16:08

  • Share

DURRËS- Një trafikant droge, thirret në zyrat e policisë me qëllimin për t'u nxjerrë në pritë tek kundërshtarët e tij. Skenari i denjë për filmat policeskë, sipas prokurorisë, ka për protagonist ish-shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni. Ai është  arrestuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, si pjesë e grupit të ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, por dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Dedan Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje, e cila ka mbetur në tentativë, kësaj here ndaj Xhevdet Plakut, një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme firmosi 4 urdhër arreste, dhe përveç Gjonit u ekzekutua nga Policia e Durrësit arrestimi i Rexhep Rapit, personazh i njohur me histori kriminale në Shijak, nipit të tij Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni, punonjës policie në atë kohë në Policinë e Durrësit, i arrestuar ditën e sotme në Limburg të Holandës, pas bashkëpunimit me autoritetet atje dhe INTERPOL. Po sot Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 4 të arrestuarit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Gjatë kohës që Dedan Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Rapin, njohur ndryshe si “Kepi Rrapi” për ekzekutimin e Plakut.

Nga hetimet ka rezultuar se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019, ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye. Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e donte të vdekur Xhevdet Plakun, por ky i fundit ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por mori pafajësi. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete, armë që nuk u gjet kurrë. Rexhep Rapi rezulton të jetë arrestuar me armë pa leje në një lokal në vitin 2021.

Në mars 1991 u akuzuar se vrau në Portin e Durrësit për hakmarrje një banorë të Katund Sukthit me mbiemrin Çyrbja, ndërsa në mars 2023 u arrestua në Rinas me qëllim ekstradimi në drejtim të Italisë, i dënuar nga Gjykata e Genovas me 7 vjet burg për emigracion të paligjshëm, por ekstradimi nuk u krye pasi mori lirinë nga gjykata.

Ndërkohë, Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” përdorte edhe 25 identitete të ndryshme gjatë kohës që ishte koka e grupit kriminal të trafikut të drogës në Amsterdam. Pakove të kokainës iu vinte emra sipas cilësisë së mallit, zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.

Të arrestuar
Dedan Gjoni - Aktualisht në burg për tjetër krim, ish punonjës policie në Durrës 
Rexhep Rapi - ish punonjës policie në Durrës 
Dejvi Gjermeni - ish punonjës policie në Durrës, i arrestuar në Holandë
Algert Rapi - nipi i Rexhep Rapit

Akuza: Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Dedan Gjoni ndodhet në arrest me burg prej 20 nëntorit 2023  i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje me grupin Breçani. Në këtë dosje ndaj tij janë dhe akuzat ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe 'Shpërdorim detyre'. 

Ora 15:52
Bashkëpunuan në tentativën për të vrarë Xhevdet Plakun, ‘I forti’ i Durrësit mohon akuzat! I katërti arrestohet në Holandë

1703248803_45445454.jpg

Foto: Xhevdet Plaku dhe Dedan Gjoni

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e SPAK për 4 të arrestuarit, ish-shefi i komisariatit Dedan Gjoni, Rexhep Rapi ‘i forti’ i Durrësit, Algert Rapi dhe Devi Gjermëni të cilët akuzohen se kanë krijuar kushtet për vrasjen e mbetur në tentativë të Xhevdet Plakut, kreut të një grupi droge.

Gjatë seancës për caktimin e masave, Kep Rapi ka mohuar akuzat ndaj tij. Dedan Gjoni ishte nën arrest për përfshirjen në grupin e Erzen Breçanit, ndërsa masat e tjera u ekzekutuan sot. Kep Rapo dhe nipi i tij Algert Rapi u kapën në Sukth, ndërsa Devi Gjermëni është arrestuar në Holandë.

Ora 14:01
Dedan Gjoni dhe 2 prej të arrestuarve në Policinë e Durrësit kur u bë plani për vrasjen e 'Akilit' kreut të bandës së drogës në Holandë

1703248803_45445454.jpg

Foto: Xhevdet Plaku dhe Dedan Gjoni

Prokuroria e Posaçme SPAK zbulon se plani për të vrarë të konsideruarin kapo i grupit të drogës, Xhevdet Plaku, apo siç njihej ndryshe me nofkën Akili ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës.

Sipas SPAK Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer një vrasjen

Më 16 dhjetori SPAK i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj Dedan Gjoni, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermeni të cilët në atë kohë kanë qenë punonjës policie në policinë e Durrësit.

Katër ditë më pas, 20 dhjetor GJKKO  ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për ta për akuzën “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Më 22 dhjetor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ekzekoi masat e sigurimit personal “arrest ne burg”, për të hetuarit Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni

Dejvi Gjermeni është arrestuar më 22 dhjetor 2023 në Limburg të Holandës  si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Njoftimi i SPAK 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.19/2022, i cili është regjistruar në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Holandës.

Nga veprimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se, shtetasit R.R., D.GJ., A. R. në bashkëpunim me shtetasin D.D. (punonjës policie) kanë konsumuar faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje, në dëm të shtetasit Xh. P., ngjarje e planifikuar të realizohej më datë 17.09.2019, në Durrës.

Në datën 16.12.2023, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasve nën hetim R.R., D.GJ., D.D. (punonjës policie në atë kohë në DVP Durrës) dhe A.R.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.138 me datë 20.12.2023 ka vendosur:

Caktimin e masave të sigurimit personal të karakterit  shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj të hetuarve R.R, D.GJ, D.D. dhe A.R, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P., kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në 22.12.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg”, për të hetuarit R.R., A.R., dhe D.GJ. Gjithashtu në datën 22.12.2023 është arrestuar në Limburg, Holandë edhe shtetasi nën hetim D.GJ. Arrestimi i D.GJ. u bë si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

Falenderim të veçantë për agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Holandës për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

 

Ora 13:11
I përfshirë në atentatin e dështuar për vrasjen e Xhevdet Plakut, Devi Gjermëni arrestohet në Holandë

1703239468_1543076676plakuxhevedetlalbanesearrestato442909.660x368.jpg

Foto: Xhevdet Plaku

Devi Gjermëni është personi i katërt për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arresti nën akuzën se është një prej të përfshirëve në atentatin e dështuar për vrasjen e Xhevdet Plakut, të njohur ndryshe si ‘Akili’.

Mësohet se ai është arrestuar sot në Limburg. Arrestimi i tij. u bë si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.

Ora 11:01
Masë tjetër arresti për ish-shefin e Krimeve, reagon Balla: 339 punonjës policie të arrestuar e proceduar deri tani

1700736466_10101.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, reagoi pas operacionit të SPAK në Durrës ku u arrestuan disa persona përfshirë shtetasin Rexhep Arapi si dhe u lëshua masë e re sigurie për ish-shefin e komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Sipas Ballës deri tani janë 339 punonjës policie të arrestuar/proceduar

“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe prokurorëve të SPAK për goditjen e një tjetër grupi kriminal në Durrës. Revanshi i sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar po godet fort sëmundjen e vjetër të lidhjeve të krimit me policinë dhe drejtësinë. Në asnjë cep të territorit të kësaj republike s’mund të ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët, të cilët edhe kur policia i shoqëronte tek dera e komisariatit, ata dilnin po atë ditë nga dritarja me vendime të blera tek tezgat e drejtësisë së vjetër.

Hetimet në bashkëpunim me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve partnere për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm vijojnë dhe rezultatet e këtij procesi janë domethënëse:

339 punonjës policie të arrestuar/proceduar deri më tani. Këto operacione dhe këto rezultate janë vetëm fillimi i vendosmërisë tonë për të vijuar me luftën frontale kundër krimit të organizuar dhe vetë-pastrimin e radhëve të Policisë së Shtetit nga ata elementë të cilët e dëmtojnë atë”, shkruan Balla.

Ora 10:42
Si e nxori në pritë Dedan Gjoni, Xhevdet Plakun për llogari të një grupi kriminal

1703237749_dedangjonixhevdetplaku.jpg

Dedan Gjoni, i arrestuar nga SPAK, për një sërë veprash të rënda kriminale, rezulton të jetë i përfshirë në një tjetër tentativë vrasjeje.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal, me në krye Kep Arapin, për të vrarë Xhevdet Plakun.

Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

Ora 10:39
Përdorte 25 identitete, kush është 'Akili', kreu i bandës së drogës në Holandë, që tentoi ta vrasë ish-shefi i krimeve me Kep Arapin! ‘Hakmarrja’ një prej pistave të hetimit

Foto: Xhevdet Plaku, Dedan Gjoni

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i SPAK ku është zbardhur tentativa e vrasjes së Xhevdet Plakut, i njohur edhe si ‘Akili’ që drejton një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës.

‘I forti i Durrësit’, Kep Rapi dhe ish-shefi i komisariatit nr.6 në Tiranë dyshohet se kanë bashkëpunuar për tentativën e vrasjes ndaj Xhevdet Plakut si një hakmarrje pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e Sali Rapit të ndodhur në 2014-ën në Itali.

Gjykata e Savonës asokohe shpalli të pafajshëm Besnik Adrian Plakun dhe Xhevdet Plakun të cilët akuzoheshin për vrasjen. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete kalibër 7,65 mm, kjo armë nuk u gjet kurrë. Dëshmitari Alfred Hasa, pasi doli nga spitali, u zhduk pa lënë gjurmë, kështu që dëshmia e tij nuk mund të konfirmohej në sallën e gjyqit.

Por kush është Xhevdet Plaku, ‘Akili’?

38 vjeçari i cili përdorte 25 identitete, njihet edhe si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.

“Hermes” ishte kokaina më e pastër e më pas vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.  Në nëntor të vitit 2018 u arrestua në Holandë së bashku me 56 persona të tjerë, anëtarë të tre bandave të tjera por që ishin të lidhura së bashku dhe që shef kishin Xhevdet Plakun.

Ora 10:29
Bashkëpunimi i ish-shefit të komisariatit nr.6 dhe të fortit të Durrësit për tentativën e vrasjes, zbardhet ‘shënjestra’, njihet ndryshe si ‘Akili’

 

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka ekzekutuar 3 nga 4 urdhër-arrestet të lëshuara për tentativën e vrasjes ndaj kreut të grupit të drogës, Xhevdet Plaku në Holandë, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”.

Në pranga deri më tani, kanë rënë Rexhep Rapi, ‘i forti’ i Durrësit i njohur edhe si ‘Kep Rapi’ i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë, Dedan Gjonin për tentativën e vrasjes ndaj Xhevdet Plakut.

“Akili” njihet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.

Ora 10:26
E shkuara e Kep Arapit, Italia kërkonte ta ekstradonte, u arrestua edhe në mars

1703237281_1679563089Screenshot6.jpg

Rexhep Rapi, i njohur dhe si “Kepi Rrapi’ ishte arrestuar më 31 mars 2023 në aeroportin 'Nënë Tereza' me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai u ndalua teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. 

Ndaj tij Gjykata e Apelit e Genovas në Itali e kishte dënuar me 7 vjet për për veprën penale "Organizimi i emigracionit të paligjshëm dhe I kishin mbetur për të vuajtur dhe 4 vite të tjera burg.

Ndërkohë sot 60 vjeçari i njohuri si I forti i Durrësit u prangos në banesën e tij në Sukth me urdhër të SPAK.

Mësohet se Kep Arapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë.

Dy vjet më parë, më 30 korrik të 2021, Rexhep Rapi u arrestua me armë në lokal.

Ora 10:12
I përfshirë në tentativë vrasje në bashkëpunim me Dedan Gjonin, arrestohet në Sukth ‘i forti i Durrësit’ Kep Rapi! Në pranga edhe nipi i tij

1701965743_55555555.JPG

Rexhep Rapi, i njohur si ‘Kep Rapi’ është arrestuar nga forcat speciale të Tiranës me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth. Mësohet se Kep Rapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të operacionit është arrestuar edhe nipi i tij Algert Rapi. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 22/12/2023 16:21

    Tani qe e futen ne dore do i shtojne edhe ato qe si ka ber se ato qe i ka ber po e po.

    Përgjigju
  • Edi: 22/12/2023 16:02

    i forti i durresit? Do jete nga peqini..

    Përgjigju
    • Ardit: 22/12/2023 16:39

      Kep Arapi eshte nga Sukth katundi dhe ka ate hotelin buze autostrades ne Sukth ferme te mbikalimi

  • Pipi: 22/12/2023 15:41

    Kret shefat pa perjashtim po ti hysh me themel i ke kret te perlym

    Përgjigju
  • Durrsi: 22/12/2023 13:02

    Akili esht gango, ka 30 vjet vjet ne qarkullim si ky gjo n kom

    Përgjigju
  • Agron: 22/12/2023 12:44

    Keshtu perfundon shteti kur ne polici pronovohen njerez pa pik edukate dhe integriteti vetem e vetem pse kane miq ose cojne zarfin tek drejtori i pergjithshem.ku u be dhe ky dedan gjoni gangsterr mos ngelte me njeri ne kembe ,ky kur erdhi ne durres nuk kishte mbush barkun ndonjeher me buk si i babezitur lahej nje her ne 10 dit,llogarite zuri dashnore nje oficere te divorcuar 50 vjece dhe ate e la me barre dhe ajo e la policine iku ne france se ja shpifi ky monstra.por nuk eshte faji i ketyre felliqesirave por i met rrumbullakut qe i promovon pa pik merite.

    Përgjigju
  • tabi: 22/12/2023 10:58

    ne polici duhet te kete strukture hetuese per policet,,,dhe ata duhet te pergjohen 24 ore ne dite,,,dhe ti lejohet vetem nje numer telefoni .

    Përgjigju
  • Mirdita pa bese: 22/12/2023 10:45

    Ky dedan plera qe ka dhe femije vete Si i ben kto vrasje se marr vesh ?! Kto plera jane fatkeqsi per familjen dhe cdo te aferm Jane vemje te pa shpirt dhe smeritojne te thithin oksigjen.

    Përgjigju
    • Tao tao: 23/12/2023 12:29

      Ne shqiperi kur fillojn nje pune ne shtet nuk jane te inkriminuar te gjithe. Por kur shikojne ca behet nepwr administrata dhe ca bejne ata me larte... o do behesh pale me ta ose do ikesh ne nje shtet tjeter. Se ketu tw vrasin Shpresen Per te Ardhmen..... Pastaj Qorrin e njohim ca ishte e ca perfaqsonte e ku perfundoi...TAO

    • Tao: 22/12/2023 17:18

      Personalisht dhe mua me ka zgjidh hall Dedani kur ka qene tek 2-shi, ndersa te tjeret te sorollasnin me burokracira.

    • Tao: 22/12/2023 16:13

      @ Lenci, po vella Tahiri e beri kriminel Dedanin, edhe Brecanin, edhe Kulicajn edhe Mul Noken. ST e beri dhe Lazaratin. Aty kane qene po s'u ka hyre gjemb ne kembe, kane ik nga policia kur kane dashur vete.

    • Lenci: 22/12/2023 12:04

      KY KA QEN ROB I MIRR.... PO ME KTO QA KA BA, KA MARR FAMILJEN MQAF.... DHE THOSHTE NJE MIKU IM OFICER POLICIE "S.T" E KRIMINALIZOI POLICIN.....

  • Drita: 22/12/2023 10:10

    Ky qenka deri ne fyt. Paska hy shum thelle ne llum e heret a vone do ja fikin driten ketij. Ka mar veten ne qaf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?