Dani Alves

Në burg ose jashtë tij, fati i Dani Alves varet te atletet e bardha

4 Maj 2023, 16:06| Përditesimi: 4 Maj 2023, 16:07

  • Share

BARCELONË - Dani Alves, ish-kapiteni i Brazilit prej 6 janarit të këtij viti qëndron në burg në Barcelonë, pas akuzave të një 23 vjeçareje për abuzimin seksual në klubin e natës Sutton. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e 30 dhjetorit 2022, me brazilianin që ka ndërruar disa herë dëshminë, duke mos pranuar akuzat.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të klubit të natës rezultojnë të jenë thelbësore në hetimin e çështjes ‘Alves’. Sipas atyre që kanë mundur t’i shohin, ato tregojnë se si futbollisti hyn fillimisht në banjë dhe dy minuta më vonë futet vajza. Një nga argumentet e mbrojtjes së të resë është se braziliani në fakt hyri i pari në atë vend dhe prej andej kërkonte që ajo ta shoqëronte.

Në deklaratën e fundit para hetuesve, ish-lojtari i Barçës shpjegoi se si kishin qenë realisht gjërat.

“Kur hyra në tualet, urinova dhe dy-tri minuta më vonë dola. Kur dola, vajza do të më takonte dhe praktikisht u përplasa me të, kur unë hapa derën. Nuk është se dola për ta thirrur përsëri, por kur po ikja e gjeta praktikisht te dera. Dhe me derën e hapur të banjës, ajo hyri fillimisht dhe më pas hyra unë”, tha Alves.

Kështu do të shpjegohej fakti që në derën e banjës pasqyroheshin këpucët e bardha të futbollistit. Megjithatë, ai këmbëngul se nuk kishte insistuar kurrë për marrëdhënien seksuale, por gjithçka ndodhi me pëlqimin e vajzës, që më pas e denoncoi për përdhunim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?