Ish-deputeti i PD Ervin Salianji

U dënua me burg për 1 vit/ Salianji tërhiqet nga kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit në Gjykatën e Tiranës

9 Tetor, 10:20| Përditesimi: 9 Tetor, 14:48

  • Share

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i ka bërë një tjetër kërkesë drejtësisë, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit.

Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar sot kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje te ekzekutimit të dënimit me burg.

Kërkesa është depozituar më 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetdorëzua vullnetarisht në polici pas vendimit të formës së prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”.

Salianji që mbahet i izoluar në Burgun e Fierit pritet të përfaqëohet nga avokatët dhe sipas informacioneve nuk do të jetë i pranishëm në seancë.

Avokatët pritet të terhiqen nga kjo kërkesë pasi nuk ka më objekt.

Tashmë shpresa e Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet gjykata e lartë e cila më datën 15 tetor do të shqyrtojë kërkesën për pezullimin e dënimit me burg. 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?