TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan për abuzimin me tenderin 322 mln lekë. Lefter Alla kishte kërkuar masë më të butë sigurie, por gjyqtarja Saida Dollani pasi ka dëgjuar pretendimet e te gjithë të akuzuarve vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për Allën dhe të pandehurit e tjerë. Pas vendimin avokati i ish kryebashkiakut, e cilësoi të padrejtë dhe antikushtetues qëndrimin e Gjykatës së Apelit. Ai tha se do t’i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë ndërsa theksoi se Alla ndodhet në gjendje te rëndë shëndetësore.
Në burg është lënë edhe Aqif Konesha, miku i Allës, i cili u favorizua për tenderin për rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës. Në burg ka mbetur edhe ish-nënkryetarja e bashkisë, si edhe ish-zyrtarët e tjerë.
Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, Lefter alla akuzohet për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për:
Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”
Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, (arrest me burg) akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, dhe “Shpërdorimi i detyrës”,
Rubin Kola,Inxhinier urbanistike, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Erion Isaku, Drejtor i Urbanistikës, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Arsen Gjoka,Drejtor i NJVKSH Bulqizë, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Kujtim Zogu, Drejtor i Mbrojtjes Civile,(arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Denis Xholi, Ish Drejtor Juridik, (arrest me burg), “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Rasim Daci, administrator i ‘BOE Egland shpk’, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Dalo Gazidedja, (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Aqif Konesha, administrator i ‘OE 2AF Albania shpk’ , (arrest me burg), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Kastriot Ibrahimaj, administrator i 'BE-IS shpk’, (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Ana Nishku (arrest shtëpie), akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Apeli vendos rreth orës 15:00. Ish zyrtari i larte nuk u paraqit në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij pasi ish kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.
Lefter Alla është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij.
Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.
Shume vone u kujtove! Sikur te te kishin zene /te prerart/ qe ne ditet e para dhe mund te te kishin derguar per kovaleshence ne shtepi.I re shume vone hilese!
Përgjigju