Lefter Koka

Në burg për aferën e inceneratorëve, 'Kushtetuesja' rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka për shfuqizimin e vendimeve të GJL-së

14 Maj, 18:11| Përditesimi: 14 Maj, 18:32

  • Share

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të martë kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, me objekt shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë që kanë të bëjnë mbi procedurat e seancës gjyqësore që cilësuan të ligjshëm arrestimin e tij për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Koka aktualisht është në burg duke vuajtur dënimin pasi me vendim të GJKKO-së është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve.

Lefter Koka kërkonte nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023.

Sipas ish-ministrit, vendimi  është i papajtueshëm me Kushtetutën. Po ashtu ai kërkoi edhe shfuqizimin e vendimit të marrë dhe dërgimin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, por kushtetuesja ia rrëzoi të dyja kërkesat.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?