Eurodeputetja, Eva Kaili

Në burg për korrupsion, pas shumë kërkesash, ish-nënkryetarja e PE-së takon vajzën dy vjeçare

6 Janar 2023, 19:54| Përditesimi: 6 Janar 2023, 19:57

  • Share

Eurodeputetja Eva Kaili , e cila qëndron në paraburgim në burgun e grave Haren në Bruksel, ka pasur rastin të takojë sot vajzën e saj dyvjeçare. Kaili wshtw e akuzuar për pjesëmarrje në skandalin e njohur Katargate, që po trondit Parlamentin Evropian.

Babai i saj, Alexandros Kailis, kaloi pragun e burgut duke shoqëruar mbesën e tij për takimin e parë me nënën e saj që nga dita e arrestimit dhe ndalimit të Kailit.

Kaili kishte bërë një kërkesë nëpërmjet avokatëve të saj për t'u lejuar të takohej me vajzën e saj dyvjeçare, e cila u pranua nga autoritetet gjyqësore belge dhe pasditen e sotme ky takim u bë fakt.

Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian kishte kërkuar që të takonte vajzën e saj dyvjeçare disa ditë në burg ose ta takonte me Skype, teksa ajo është me gjyshin.

Momenti kur babai i Eva Kailit shoqëron mbesën

Që prej 9 dhjetorit,  burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?