Në burg për pastrim parash dhe fshehje pasurie, zgjatet 3 muaj afati i hetimit për Alda Klosin! Avokati: S'kanë prova

3 Gusht 2023, 12:24| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 17:14

  • Share

Edhe 3 muaj të tjerë kohë mori Prokuroria e Tiranës me vendim të gjykatës për të hetuar Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, e cila akuzohet për pastrimit parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë. Arrestimi i saj u bë 6 muaj më parë bazuar në dëshminë e sanitares Rozeta Dobi, e cila pretendon se shuma 500 mijë euro e gjetur në banesën e saj është e Alda Klosit. Avokati i Klosit, Arbër Hoxha, thotë se klientja e tij po mbahet në burg pa provë dhe vetëm bazuar në dëshminë e sanitares. Ai ngre shqetësimin e mos përfundimit edhe pas 4 muajsh të akt-ekspertimit kontabël të të ardhurave të Alda Klosit.

"Kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe akti i ekspertimit nuk është bërë ende gati. Duhet të ketë një dyshim të arsyeshëm në prova për të qëndruar në masën e sigurimit “arrest me burg”.  Vullneti i Alda Klosit është që duhet rrëzuar vullneti i prokurorisë. Ndaj saj duhet të kishte disa prova dhe një dyshim të arsyeshëm. Nuk ka një hetim konkret për gjetjen e parave në shtëpinë e Rozeta Dobit", tha ai. 

Alda Klosit i është refuzuar disa herë zbutja e masës së sigurisë, pas kërkesave të vazhdueshme në gjykatë me pretendimin se duhet të kujdeset për djalin.

"Alda Klosi është e divorcuar dhe djali i saj ka lënë edhe marrëdhënien me shkollën sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit", tha Hoxha. 

Emri i Alda Klosit përmendet disa herë në dosjen “Arben Ahmetaj”, por për këtë sipas Hoxhës, nuk ka asnjë procedim penal apo marrje në pyetje nga SPAK.

"Ndaj Alda Klosit nuk ka asnjë procedim dhe as që ka dijeni për veprën penale, gjithë këto të tjerat duhet parë nëse ka diçka të vërtetë apo jo. Nuk ka procedim për inceneratorët dhe as për shumën e parave dhe as marrje në pyetje nga SPAK", tha ai. 

Alda Klosi figuron në dosjen voluminoze të ish zv kryeministrit Arben Ahmetajt. Në dosje  thuhet se ish zyrtarja ka bërë disa komunikata me Klodian Zoton, ortaku i vetëm dhe administratori i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k. Në dosje thuhet se shkresa është nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer ndërmjet e Alda Klosit atëherë funksionare e Ministrisë së Financave, Alba Thoma, Gentian Opre funksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Geraldina Prodani funksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi funksionare e e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek Etleva Kondi.

Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro, para të cilat Klosi i pranon se janë të sajat, para që sipas saj janë marrë hua nga vëllai për kurimin e xhaxhait. Por shuma tjetër e parave e gjetur te aspiratori i apartamentit kundërshtohet nga ish-zyrtarja të jetë e saj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/08/2023 01:07

    Djali t'i kaloje perkohesisht babait,gjysherve,te afermve,ose shtetit dhe gjykata t'a shoqeroje kete me kontroll te vazhdueshem nga psikoanalistet e sherb.soc. dhe zgjidhet kjo ceshtje,por ne asnje menyre nuk duhet lejuar qe te perdoret nga nena si /golden ticket/ per t'i shpetuar burgut.

    Përgjigju
  • Arben Ahmetaj HAJDUT HAJDUT HAJDUT , GRABITQAR , FUNDÉRRINÉ , KRYE KUSAR , KRYE PLAÇKITÉS , KRYE KRIMINEL: 03/08/2023 16:26

    WARNING WARNING WARNING WARNING WARNING UNITED KINGDOM , because Arben Ahmetaj it's CRIMINAL , THIEF , THIEF , THIEF , THIEF , BANDIT , BANDIT , CORRUPTED , CORRUPTED , CORRUPTED

    Përgjigju
  • [email protected]: 03/08/2023 16:04

    Ky avokati di të flasë Po mir kjo zonja kur i morri lekët nuk i mendoj pasojat?? Kur kapen dalin të sëmurë fëmijët dhe nona TURP

    Përgjigju
  • xhei: 03/08/2023 15:21

    shume e saket te tregoje te verteten

    Përgjigju
  • ermal lufo: 03/08/2023 15:18

    aty te kalbet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?