TIRANË- Policia ka vënë në sekuestro pasurinë e ish-zyrtares Alda Klosi, e cila ndodhet në burg nën akuzën për pastrim parash e fshehje pasurie. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka mësuar se deri më tani është vënë në sekuestro një garazh dhe një apartament në rrugën "Kongresi i Lushnjës" në Tiranë.
Report Tv ka mësuar se po verifikohen edhe pasuri të tjera të Alda Klosit. Në listën e publikuar nga Shqiptarja.com, Klosi rezulton pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Shëngjin dhe në Tiranë. Nuk dihet pse prokuroria ka zgjedhur pikërisht vetën apartamentin dhe garazhin në 'Kongresin e Lushnjës' për të sekuestruar dhe cili do të jetë fati I pasurive të tjera. Disa prej pasurive të saj janë në bashkëpronësi.
Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit. Sanitarja tha për heuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.
Akatualisht ish zyrtarja e lartë e administrates Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë ”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Vetë Alda Klosi nëpërmjet avokatit të saj i ka mohuar akuzat ndërsa gjykata vendosi ta lërë në masën “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohe mbrojtja e Klosit i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të ndryshuar masën e sigurisë. Ish zyrtarja pasi ka qëndruar disa dite ne QSUT është transferuar për në paraburgimin 325 me kryeqytet ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve ne rast se apeli nuk vendos ti zbusë masën e sigurisë.
Tigri i ka thjesht pare xhepi kaq, germini me thelle ae do gjeni miliona euro.
PërgjigjuI thoja te gjores nese duash ti "gezosh" keto pasuri duhet te besh 17 pallate me qindra banesa si dhandrri i sali berishes me tbijen, vetem keshtu nuk do futesh ne burg, sidoçoft drejtesia shqiptare po vepron sipas urdherave te sali berishes, dikush arrestohet per nje dikush si kjo klosi per pese pasuri kurse malltezi i berishes per qindra pasuri as qe e rruan per shte, aaa se harrova ai eshte et shteti.
PërgjigjuSa shpejt ia sekuastruan?Brenda muajit.Per anen tjeter SPAk i zvarit me vite.