Me rreth të kuq, Vangjush Dako në gjykatë

Në burg prej 4 muajsh, Vangjush Dako kërkon lirinë! Rekurs në Gjykatën e Lartë

20 Tetor 2023, 10:01| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 11:10

  • Share

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i arrestuar për 'shpërdorim detyre' në dy raste, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që la të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg. Rekursi është regjistruar teksa shorti ka caktuar si gjyqtar relator Ilir Pandën dhe pritet nga ky i fundit caktimi i datës për shqyrtimin e kërkesës.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit kishte kërkuar lirinë në Apelin e GJKKO, por kërkesa u refuzua më 18 korrik. Pasi u la në burg pa afat nga shkalla e parë e GJKKO, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit është dërguar në paraburgimin e këtij qyteti ku ndodhen edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka.

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6  qershor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?