2 rusët dhe ukrainasi në sallën e gjyqit në Elbasan

Në burg për spiunazh për incidentin në Gramsh! 2 rusët e ukrainasi kërkojnë lirinë në Apel

26 Gusht 2022, 12:10| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 13:58

  • Share

Dy ditë pasi u lanë nga Gjykata e Elbasanit në burg për akuzën e spiunazhit dhe sulmit të ushtarëve, 2 rusët Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit.  

Të huajt u arrestuan pas incidentit në Uzinën e demontimit të armëve në Gramsh teksa tenduan të fotografojnë objektin ushtarak. Në përgjigje të thirrjeve të ushtarëve rojë për të ndaluar, rusi Zorin sulmoi me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë duke i dëmtuar në fytyrë.

Avokati i rusit tha se ai sulmoi me spraj me spec djegës pasi ka debatuar dhe është ndjerë i dhunuar nga ushtarët. Të tre të arrestuarit pretendojnë se janë blogerë ndërsa në momentin e arrestimit nuk kanë dashur që të njoftohen selitë respektive diplomatike në Shqipëri.

Si ndodhi ngjarja?

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç  dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ndërkohë edhe gjatë 21 gushtit policia ka arrestuar katër turistë çekë në fabrikën e Poliçanit. Ata u arrestuan në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit. Ata po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan, ndërsa për tu futur kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin. Por, në fakt pisa e hetimeve për ta nuk është spiunazhi, pasi dyshohet se ishin thjesht turistë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kapedani: 26/08/2022 12:37

    manover avokatesh per te mare leket, shteti i paguan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?