Në burg për trafik droge, diplomohet për menaxhim agrobiznesi në qeli Donaldo Lushaj! Pas kronikës në ‘Report Tv’, 30-vjeçari bëri praktikën në qeli

21 Korrik 2023, 16:49| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 17:03

  • Share

Dënimi për trafikimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit nuk a ka penguar Donaldo Lushajn të diplomohet nga burgu në degën menaxhim agrobiznes nga Universiteti Bujqëzor Kamëz. Edhe pse i privuar nga liria, nga ambientet e burgut të Peqinit ku duhet të vuajë 10 vjet e 8 muaj heqje lirie, ai ndoqi online nëpërmjet platformës Zoom në 2 module ku dha edhe provimet.

Pasi i ndërpreu studimet për shkak të arrestimit, më 27 tetor 2021 mori aprovim për rinisjen e arsimit të lartë. Vështirësinë më të madhe Donaldo Lushaj e hasi në  kryerjen e praktikës profesionale, një kriter i domosdoshëm për diplominin. Transmetimi i kronikës në Report Tv dhe publikimi i rastit më 30 maj 2023, e ndihmoi të riun që ti mundësohej kryerja e praktikës profesionale në burgun e Peqinit në sektorin e financës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë periudhës së praktikës studenti i dënuar Donaldo Lushaj ka marrë njohuri lidhur me profesionin. Ai u njoh me njohuri të kontabilitetit, programin financiar që përdor institucioni, registrime të ndryshme, hyrje-dalje të faturave te blerjes, kontabilizimi dhe raporte të ndryshme financiare.

Gjatë periudhës së praktikës i dënuari Donaldo Lushaj sipas po të njëjtave burime ka treguar interes dhe përkushum për t’u njohur proceset e ndryshme te funksionimit te sektorit te financës. Zv rektori I Universitetit Bujqësor Ilir Kapaj tregon për Report Tv se  në diplomën e marrë nuk ka asnjë shënim për shkak të vuajtjes së dënimit dhe ai pas kryerjes së dënimit është gati për tregun e punës sit ë gjithë të tjerët.

“Nëse përmbush të gjitha detyrimet , pra nëse Donaldi mbyll detyrimet për ciklin Bachelor , kalon me sukses edhe mbrojtjen finale atëherë Donaldi diplomohet si të gjithë kolegët e tjerë. Nuk ka asnjë shënim tjetër në diplomën e tij. Ai merr një diploma sit ë gjithë të tjerët sepse detyrimet I ka përmbushur edhe pse provimi dhe mësimin e kemi zhvilluar online.”- u shprhe Ilir Kapaj, zv.rektor i Universitetit Bujqësor.

Sot në burgjet shqiptare janë 14 të burgosur që kanë lënë përgjysmë studimet e larta. Ndër ta vetëm dy prej tyre kanë paraqitur kërkesë për të vijuar shkollimin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Foti: 23/07/2023 21:45

    Po meqë mori diplomë i plotëson kushtet për tu bërë deputet. Bile meqë ka para mund të bëhet edhe ministër apo kryetar parlamenti.

    Përgjigju
  • Diplomohet: 21/07/2023 17:27

    Si të mbjellësh drogën në agrobiznesin e azhbr

    Përgjigju
    • Haha: 22/07/2023 20:12

      Tani behet drejtor burgu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?