Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi

26 Qershor 2023, 13:33| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 15:00

  • Share

Gjykata e Apelit vendosi t'i ulë Dritan Dajtit një vit nga dënimi duke i njohur të drejtën e përfitimit nga amnistia. Vitin e kaluar, avokatët e Dritan Dajtit, kërkuan në gjykatë përfitimin e një viti amnisti (shuarje) nga vuajtja e dënimit të dhënë me vendimin nr. 146, datë 17 mars 2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi në fjalë e dënonte Dritan Dajtin me 23 vjet heqje lirie, për për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Agim Beqja, “Vjedhje me Dhunë” në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me përdorimin e armës, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”, për arratisjen nga Gjykata e Tiranës më 17 nëntor 2003.

Megjithatë edhe pse vendimi i Apelit, citon uljen e dënimit për vendimet e dhëna ndaj Dajtit për vrasjen e biznesmenit dhe arratisjen nga gjykata e Tiranës, ai duket se përfiton 12 muaj më pak dënim edhe tek penalizimi i vendosur për vrasjen e katër policëve Altin Dizdari, Fatos Xhani, Sajmir Duckollari dhe Kastriot Feskaj në 7 gusht 2009. Shkak për këtë interpretim, bëhet një vendim i mëparshëm i gjykatës së Elbasanit, e cila me verdiktin nr. 1108 të datës 11 maj 2020, ka vendosur që të gjitha çështjet ndaj Dritan Dajtit (për vrasjen e biznesmenit në Tiranë, arratisjen nga gjykata dhe vrasjen e 4 policëve), ti përmbledhë në një dënim të vetëm me 25 vjet burgim. Më 13 korrik 2022 gjykata e Shkallës së parë në Elbasan, ka vendosur se Dritan Dajti përfiton një vit amnisti (shuarje) nga vuajtja e dënimit të dhënë me vendimin e vitit 2006 të Gjykatës së Tiranës.

Ndaj këtij vendimi ka bërë ankim prokuroria e cila nuk ka qenë dakord dhe ka kërkuar shfuqizimin e tij në gjykatën e apelit, por edhe shkalla e dytë e gjyqësorit, ka aprovuar amnistimin e Dajtit për një vit. Të hënën e 26 qershorit 2023, gjyqtari Genti Dokollari, vendosi të linte në fuqi vendimin e gjykatës së Elbasanit për ti hequr Dajtit një vit nga dënimi i mbetur. Vendimet e njëpasnjëshme të gjykatave e afrojnë më shumë Dritan Dajtin në periudhën e mbetur të dënimit ku mund të kërkohet lirimi me kusht ndërkohë që në një process tjetër gjykata e shkallës së parë dhe apeli, i kanë rrëzuar Dajtit kërkesën për të përfituar 45 ditë ulje dënimi për periudhën 2019-2020.  

Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009. Fillimisht Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta tre gjyqtarë firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin, duke argumentuar se sipas ligjit i takon.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2023 02:49

    Ky duhej te ishte per karrigen elektrike,kurse keta i amnistojne dhe nje vit! Shume pak i keni ulur,po te isha une ne vendin tuaj,do t'a nxirrja te pafajshem,do t'a shperbleja me miliona dollare per stresin qe i shkaktuam dhe do te mblidhja gjithe dekoratat qe Likja e Berisha kane dhene majtas e djathtas gjate gjithe tenurave te tyre,do t'jua hiqja te tjereve e do t'ja jepnim ketij dhe ndonje po te mbetej gjykatesve qe ja kane lehtesuar jeten cdo dite e nga pak e qe te mos i mbetej hatri presidentit te sotem se s'ka dhene asnje vleresim deri sot,do t'ja linim atij t'i jepte ndonje pashaporte diplomatike,se mos kushedi,mund t'i duhej ndonje dite per te ikur,ose per t'u fshehur me,ose ne makinen e ndonje politikani te rendesishem jashte shtetit.

    Përgjigju
  • Shqiperi të kam...: 26/06/2023 22:57

    Shtet bythqir qe gjynjezohe5 perpara nje robqiri si Dritan Dajti.

    Përgjigju
  • Çami: 26/06/2023 22:51

    Shtet i qelbur me sistem te kalbur e te korruptuar.

    Përgjigju
  • Fadili: 26/06/2023 19:42

    Domethene si te vrasesh nje si te vrasesh njeqind njesoj eshte!!?

    Përgjigju
  • Lui: 26/06/2023 16:22

    Ca behet keshtu more te ndyre..?! Jeni ne terezi apo jo?! Ai ka vrare me doren e tij jo nje, as dy dhe as tre, por ka vrare kater police me vetedije te plote. Si mund t’i hiqet denimi me burgim te perjetshem ketij vrasesi?!

    Përgjigju
  • populli: 26/06/2023 15:13

    yy me gjithe dretesi te vrasesh njerez dhe amnisti po ju doni Enverin tju vari plera

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 26/06/2023 14:11

    Të 3 gjyqtarët e kriminelve duhet të arrestohen nëse kan fytyrë Shqipëtari. Krimineli Dajti vrau 4 polic të pafajshëm.Ai ka patur mbrojtjen e S.Berishës pasi babai Kriminelit ka kën kuzhinier i Sb President.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?