Ilir Meta

Kronikë

Në burg prej tetorit, Meta kërkon lirinë në GJKKO: Janë shkelur afatet, SPAK s'ka paraqitur informacionet dy mujore për hetimet

13 Qershor, 12:29| Përditesimi: 13 Qershor, 16:15

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’ caktuar nga Gjykata e Posaçme në tetor të vitit të kaluar. Mbrojtja e Metës konfirmoi se ka dorëzuar të enjten kërkesën për verifikim kushtesh dhe zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë.

Në argumentet e mbrojtjes pretendonte se në rastin Meta janë shkelur afatet duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen. Gjithashtu, në argumente janë parashtruar edhe disa vendime të GJEDNJ, si raste analoge mes të cilave edhe dosja “Gëllçi”.

Disa ditë më parë, avokati i Metës Kujtim Cakrani tha se SPAK i komunikoi zgjatjen e afateve të hetimit klientit të tij, teksa ende ndaj këtij vendimi, nuk është bërë ankim nga mbrojtja. Ilir Metës dhe deputetes Monika Kryemadhi i janë komunikuar akuzat në limitet e afateve hetimore.

Pak ditë më parë, avokati Kujtim Cakrani u paraqit në Gjykatë ku tërhoqi disa akte të cilat sipas tij do të përdoren në kërkesën që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar masën e sigurisë që e konsideron të paligjshme.

“Në rastin konkret ndaj kërkuesit Ilir metaj, edhe pse afro 8 muaj ndodhëet nën masën e sigurimit arresti me burg, organi procedurës si rregull duhet të kishte paraqitur në gjykatë 4 raporte verifikimi, pra duhet të kishte informuar gjykatën dhe personin nën hetim 4 herë për gjendjen e procedimit bashkëngjitur edhe provat e administruara. Na rezulton se nuk ka kryer asnjë verifikim të masës së sigurimit dhe nuk ka paraqitur para gjykatës asnjë raport bashkë me provat ku të informojë mbi gjendjen e hetimit.”, thuhet në shkresë.

Kujtojmë që më 27 maj, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për tre hetime të përfshira në një dosje, afera CEZ-DIA, skandali i lobimit të LSI në SHBA dhe hetimi pasuror.

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?