James Barnes

Në burg që nga viti 2005, ekzekutohet vrasësi serial në Florida! Refuzoi vaktin e fundit dhe vizitat para se të vritej

4 Gusht 2023, 10:42| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 10:46

  • Share

Vrasësi serial James Barnes, i cili torturoi dhe vrau mizorisht gruan e tij dhe një infermiere është ekzekutuar ditën e djeshme, në burgun Raeford në Florida, ku vuante dënimin që nga viti 2005.

Dy vrasje tronditëse, të kryera në 1988 dhe 1997 lanë në burg të përjetshëm James Barnes. I cilësuar si një vrasës serial gjakftohtë, i cili nuk ka shprehur pendim në asnjë moment gjatë vuajtjes së dënimit për krimet e tij.

James Barnes ishte në burg në vitin 2005, duke vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Linda Barnes, të cilën e mbyti për vdekje në dhjetor të vitit 1997.

Por në atë kohë ai rrëfeu se kishte përdhunuar dhe vrarë infermieren 41-vjeçare Patricia Miller në vitin 1988.

Sipas rrëfimit të tij, Barnes hyri në dritaren e dhomës së gjumit të Millerit në Melburn, Florida në vitin 1988, ku tregoi se pasi e përdhunoi dhe vrau infermieren, i vuri zjarrin shtratit të saj për të mbuluar krimin.

Deri në rrëfimin e tij, vrasja e saj ishte e pazbardhur.

“E vrava që të mos kishte asnjë dëshmitar apo ankesë kundër meje”, ka shkruar ai në një letër.

Sakaq, mëngjesin e ditës së djeshme vrasësi serial James Barnes, vdiq nga një injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror të Floridës në Rainford, në moshën 61 vjeçare.

Sipas mediave, Barnes u zgjua në orën 5:30 të mëngjesit të së enjtes dhe nuk kërkoi një vakt të fundit.

Ai gjithashtu nuk kishte asnjë vizitor përpara ekzekutimit.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 04/08/2023 13:11

    Nje veprim i drejte ne mbrojtje te jates.Per te tille njerez me e madhja meshire eshte te jesh i pa meshirshem.USA propaganduesja me e madhe e heqies te denimit me vdekje,nuk e heq kete denim ne vendin e saj.Po Europa dhe ne pse nuk kemi nje denim te tille?

    Përgjigju
    • Përgjigjia: 07/08/2023 20:41

      ...një arsyetim i "pse nuk kemi edhe ne dënim me vdekje?" është se në fillimisht vendet që aplikojnë dënimin nuk kanë nivele të ulta të kriminalitetit, dmth përderisa nuk ndalet krimi edhe pse vret nuk ka pse përdoret si argument për ndërgjegjsimin. E dyta dhe kryesorja në demokracitë e brishta si kjo e jona nuk ka asnjë garanci që dënimi kapital nuk përdoret kundër oponencës politike, ekonomike etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?